VIDEO/ Dita Europiane e Sportit Shkollor, FSHSSH promovon sportin te fëmijët
Muaji tetor ka qenë i ngjeshur me aktivitete për Federatën Shqiptare të Sportit Shkollor, e cila në bashkëpunim të ngushtë me “Hungarian School Sport Federation” dhe “International Sport and Culture Association”, për të pestin vit radhazi ka përfshirë Shqipërinë në Ditën Europiane të Sportit Shkollor.
Qëllimi i këtij aktiviteti është për të rritur profilin e edukimit fizik dhe sportit nëpër shkolla. Për të krijuar argëtim dhe kënaqësi për të rinjtë përmes aktivitetit fizik, veçanërisht pas periudhës joaktive gjatë pandemisë.
Për të promovuar shëndet dhe mirëqenie përgjatë gjithë jetës, si dhe për të inkurajuar përfshirjen sociale dhe zhvillimin sociale midis nxënësve. Kështu, personalitete të sportit shqiptar, si legjenda e basketbollit Gazmend Çaçi, trajneri i mirënjohur i volejbollit Arben Sako dhe ish-kampioni i madh i atletikës shqiptare Rauf Dimraj që është edhe president i FSHSSH-së, kanë qenë pranë fëmijëve për të diskutuar me ta mbi rëndësinë e aktivitetit fizik në shkollë me sport dhe lojë.
Pjesë e këtij projekti ishin shkolla “Jeronim de Rada”, ajo speciale “Luigj Gurakuqi”, shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe kopshti “Kësulëkuqja”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"