VIDEO/ Dominimi i Spanjës, iberikët bëjnë Italinë të duket e vogël dhe sigurojnë vendin e parë në grup
Spanja mposhti Italinë me rezultatin 1-0, në sfidën e dytë të vlefshme për Grupin B. Edhe pse triumfi ishte me shifra minimale, dominimi i spanjollëve ishte i frikshëm, duke regjistruar statistika të jashtëzakonshme.
Përballja u vendos nga autogoli i Kalafiorit në minutën e 55-të, duke i siguruar Spanjës vendin e parë në grup. Skuadra e De la Fuente, regjistroi plot 7 gjuajtje në kuadrat, kundrejt vetëm 1 të Italisë.
Rastet e rrezikshme të skuadrës italiane ishin me pikatore, teksa i gjithë dueli ishte nën diktatin e Spanjës, me një Niko Uilliams në superformë. Në duelet e ditës së hënë, Italia do të përballet me Kroacinë, ndërsa Spanja me Shqipërinë.
FT SPANJË-ITALI 1-0
Kalafiori 54′ (autogol)
NGJARJET KRYESORE
90+4′ Spanja kryen zëvendësimin e fundit, largohet Fabian Ruiz, në lojë Merino.
90+2′ Sërish Donamurma protagonist, duke i mohuar golin Perezit me pritjen e tij. I pafat sulmuesi spanjoll. (VIDEO)
90+1 Donaruma i mohon golin e dytë Spanjës me Perez. Paraqitje dinjitoze e portierit italian në mbrëmjen e sotme.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë!
82′ Spaleti luan kartën e fundit, Raspadori aktivizohet në vend të Pelegrinit.
78′ Iberikët kryejnë edhe dy zëvendësime të tjera, Niko Ulliams dhe Morata largohen nga fusha, në vend të tyre Perez dhe Ojarzabal.
71′ Spanja kryen dy zëvendësime, largohe Pedri dhe Jamal në fushë Baena dhe Ferran Torres.
70′ Traversa i mohon golin Niko Uilliasim, i pafat sulmuesi i Spanjës në këto momente (VIDEO)
67′ Italia provon të rrezikojë me Retegui, por sulmuesi nuk arrin të devijojë dot topin (VIDEO)
64′ Dy zëvendësime të tjera te Italia, largohen Kieza dhe Skamaka, në fushë Zakanji dhe Retegui.
60′ Pranë golit të dytë Spanja me Jamal, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
54′ GOOOOL SPANJA 1-0/ Autogol i Kalafiorit, iberikët kalojnë në avantazh. I pafat mbrojtësi i Bolonjës që dërgon topin në rrjetën e portës së tij, pas devijimit të Moratës me kokë dhe prekjes së Donarumës (VIDEO)
52′ Krijohet iluzioni i golit, e pabesueshme çfarë humbet Pedri, pas asistit të Kukuerjas. Nuk iu besojnë syve iberikët (VIDEO)
46′ Spaleti kryen 2 zëvendësime, largohe Zhorzhinjo dhe Fratezi, në fushë, Kristante dhe Kambiaso.
46′ Starton pjesa e dytë!
45’+2′ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’ Një dalje e rrallë e Italisë në të djathtën, Kieza provon nga jashtë zonës pa gjetur portën.
41’ Pedri gjen Fabian Ruiz i cili gjuan nga jashtë zonës, por çon topin në duart e Donarumës.
38’ Pedri nis Uilliams në zonë por ky i fundit ndalet nga Bastoni.
37’ Goditje dënimi për Spanjën nga e majta, Uilliams e nis jashtë zonës për Fabian Ruiz i cili gjuan pa shënjestrën e duhur.
32’ Italianët tentojnë të ulin pak ritmin e ndeshjes, pasi iberikët po dominojnë plotësisht duke shtuar aksionet pranë zonës së të kaltërve.
25’ Fabian Ruiz lëshon një predhë nga distanca, përsëri Donaruma kalon topin mbi traversë me devijimin e tij. (VIDEO)
24’ Morata hyn në zonë dhe provon diagonalen, mbrojtja dhe Donaruma bllokojnë gjithçka.
20’ Dimarko përsëri nga e majta gjen hapësirë për të pasuar në zonë, askush prej lojtarëve italianë nuk ia del të gjuajë drejt portës.
13’ Barela dhe Dimarko krijojnë nga e majta një aksion sulmues, por harkimi në qendër i mbrojtësit nuk gjen askënd.
9’ Krahu i majtë është përsëri ai ku krijohet me një harkim nga Morata i cili gjen këtë herë Uilliams i cili nuk devijon në portë. (VIDEO)
4’ Uilliams përsëri nga e majta kalon Di Lorencon, por nuk ia del të hedhë topin në qendër.
2’ Uilliams nga e majta shmang mbrojtësit dhe harkon në zonë për Pedri i cili me kokë detyron Donarumën të bëjë mrekullinë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Gelsenkirshen.
FORMACIONET ZYRTARE
SPANJA: Unai Simon, Karvahal, Le Norman, Laport, Kukureja; Pedri, Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Morata, Niko Uilliams.
Trajner: De La Fuente
ITALIA: Donaruma; Di Lorenco, Bastoni, Kalafiori, Dimarko, Barela, Zhorzhinjo; Kieza, Fratezi, Pelegrini; Skamaka.
Trajner: Spaleti
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"