VIDEO/ Dopieta e Rashicës, Beshiktashi shkëlqen me 5 gola në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 20:09

VIDEO/ Dopieta e Rashicës, Beshiktashi shkëlqen me 5 gola në miqësore

Skuadra e Beshiktashit triumfoi me rezultatin 5-1 në miqësoren të zhvilluar ndaj austriakëve të Grazer, në duelin ku spikati shqiptari i Kosovës, Milot Rashica.  

RASHICAAA

Ky i fundit realizoi plot 2 gola. Rashica fillimisht shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 20’të dhe më pas një gol nga zona e 16-metërshit në minutën e 51’të. 

Lojtari dardan u aktivizua titullar në këtë miqësore, teksa duket në formë mjaft të mirë para fillimit të sezonit të ri futbollistik. Ndërkohë për sa i përket Ernest Muçit, ai nuk u preferua nga trajneri nga minuta e parë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"