VIDEO/ Dopietë asistesh dhe penallti e shndërruar në gol, Uerdi Mara dhuron spektakël ndaj rivalëve të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 21:18

VIDEO/ Dopietë asistesh dhe penallti e shndërruar në gol, Uerdi Mara dhuron spektakël ndaj rivalëve të Tiranës

Talenti maliqar, Uerdi Mara, po kalon një moment fantastik me kampionët e Dinamo Batumit në elitën e futbollit gjeogjian. Mesfushori ishte protagonist absolut mbrëmjen e sotme, në duelin gjysmëfinal të Superkuës ndaj Torpedo Kutaisit, teksa dhuroi dy asiste në minutat 25 dhe 84-t, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3. 

bandicam 2024-06-28 21-05-50-603

Vlen të theksohet fakti se Torpedo Kutaisi, do të jetë rivali i Tiranës, në raundin e parë të Ligës së Konferencës.  

Bardheblutë e Bledi Shkëmbit do të përballen në datat 11 dhe 18 korrik me skuadrën gjeorgjiane që ditën e sotme u ndëshkua me 2 asiste nga Mara.  

Ndeshja shkoi me penallti, teksa ishte Torpedo Kutaisi që triumfoi 2-3. Për sa i përket Marës, mesfushori shqiptar gjuajti i treti në radhë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund festa ishte për skuadrën kundërshtare.

ASISTI I PARË I MARËS: VIDEO 

ASISTI I DYTË I MARËS: VIDEO 

GOLI ME PENALLTI I MARËS: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"