VIDEO/ Dramë për Ballkanin! Eliminohet me penallti nga Liga e Kampioneve nga skuadra që nuk kishte fituar kurrë një ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 23:40

VIDEO/ Dramë për Ballkanin! Eliminohet me penallti nga Liga e Kampioneve nga skuadra që nuk kishte fituar kurrë një ndeshje

Ballkani i ka dhënë lamtumirën në këtë edicion Ligës së Kampioneve që në raundin e parë të turneut, duke u eliminuar në mënyrë të pabesueshme me penallti nga një skuadër e cila asnjëherë më parë nuk kishte fituar një ndeshje në aktivitetet ndërkombëtare, UE Santa Koloma e Andorrës.

bandicam 2024-07-16 19-24-53-681

Kampionët e Kosovës kishin fituar me shifrat 2-1 në transfertë ndeshjen e parë dhe dukej se do ta kishin të lehtë të kalonin në turin tjetër të këtij turneu. Por në ndeshjen e luajtur sot në Podujevë, gjithçka u shpërbë pas kartonit të kuq të Adetunxhi në pjesën e parë të sfidës, që la Ballkanin me 10 lojtarë.

Ekipi mik mori zemër dhe kërkoi me ngulm golin, të cilën e gjeti në minutën shtesë të takimit, direkt nga një goditje këndi.

Ndeshja shkoi me shtesa dhe aty skuadra nga Andorra shënoi një tjetër gol që afroi eliminimin e Ballkanit, por Hamidi vendosi hapi përsëri kualifikimin me golin e tij. Kështu, sfida shkoi te penalltitë ku gabimet e Emerllahut dhe Thaqit bënë që të shpërthente festa e ekipit mik, që regjistroi fitoren e parë historike në Europë, duke kaluar turin në Ligën e Kampioneve.

Tanimë për Ballkanin rrugëtimi vazhdon në Ligën e Konferencës ku do të ndeshet me humbësen e duelit mes Hamrun dhe Red Imps.

BALLKANI-SANTA KOLOMA 1-2
109′ Hamidi / 90’+2’ Mohedano, 102′ De Hesus

PENALLTITE 5-6

Gjuan Thaqi, pret portieri. Ballkani-Santa Koloma 5-6

Gjuan Luç, shënon. Ballkani-Santa Koloma 5-6

Gjuan Abedini, shënon. Ballkani-Santa Koloma 5-5

Gjuan Tejado, shënon. Ballkani-Santa Koloma 4-5

Gjuan Potoku, shënon. Ballkani-Santa Koloma 4-4

Gjuan Virgili, pret Koliçi. Ballkani-Santa Koloma 3-4

Gjuan Ajzaj, shënon. Ballkani-Santa Koloma 3-4

Gjuan De Hesus, shënon. Ballkani-Santa Koloma 2-4

Gjuan Hamidi, shënon. Ballkani-Santa Koloma 2-3

Gjuan Sifuentes, shënon. Ballkani-Santa Koloma 1-3

Gjuan Dulaj, shënon. Ballkani-Santa Koloma 1-2

Gjuan El Gzaui, shënon. Ballkani-Santa Koloma 0-2

Gjuan Emerllahu, shtyllë. Ballkani-Santa Koloma 0-1  (VIDEO)

Gjuan Garcia, shënon. Ballkani-Santa Koloma 0-1

GOLI I HAMIDIT (VIDEO)

GOLI I DE HESUS (VIDEO)

GOLI I MOHEDANO (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"