VIDEO/ Duel dramatik me 4 gola dhe 4 shqiptarë në fushë, Rrahmani e Florent Hasani shpëtojnë Rapidin e Bukureshtit nga humbja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 23:19

VIDEO/ Duel dramatik me 4 gola dhe 4 shqiptarë në fushë, Rrahmani e Florent Hasani shpëtojnë Rapidin e Bukureshtit nga humbja

Duel dramatik dramatik me plot 4 gola të shënuar mes Rapidit të Bukureshtit dhe Kluzhit, në sfidën e vlefshme për javën e dytë të elitës së futbollit rumun, që u mbyll në barazim 2-2. 

MixCollage-20-Jul-2024-11-16-PM-2359

Plot 4 futbollistë shqiptarë të Kosovës, u aktivizuan në këtë duel, nga 2 për secilën skuadër. Ndërkohë që protagonistë u bënë Albion Rrahmani dhe ish-sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani, që shënuan golat për skuadrën e Rapidit të Bukureshtit duke e shpëtuar nga humbja. Ndërkohë në krahun tjetër, në radhët e Kluzhit u aktivizuar Korenica titullar, teksa Armen Thaqi u hodh në fushë në minutat e fundit. 

Fillimisht ishin miqtë e Kluzhit që shënuan të parët me Birligean në minutën e 28-të. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1. Në fragmenin e dytë të lojës, ishte Albion Rrahmani i cili në minutën e 53-të shënoi nga pika e bardhë e penalltisë duke barazuar shifrat në 1-1. 

Në minutën e 75-të, ishte Michael që shënoi golin e dytë për Kluzhin. Kur të gjithë prisnin fundin e sfidës, ishte Florent Hasani, që u shndërrua në një hero për vendasit. I hedhur në fushë në minutën e 85-të, ish-sulmuesi i Tiranës, shënoi golin e barazimit 2-2. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"