VIDEO/ Dy gola nga ish-sulmuesi i Egnatias, skuadra shqiptare triumfon ndaj kampiones së Gjeorgjisë dhe hedh një hap drejt kualifikimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 22:57

VIDEO/ Dy gola nga ish-sulmuesi i Egnatias, skuadra shqiptare triumfon ndaj kampiones së Gjeorgjisë dhe hedh një hap drejt kualifikimit

Deçiçi i Tuzit ka siguruar një rezultat të shkëlqyer sot në Ligën e Konferencës, teka ka mundur në transfertë me shifrat 2-0 ekipin e Dinamo Batumit, kampionen në fuqi të Gjeorgjisë.

ilir camaj

Të dy skuadrat ishin eliminuar nga Liga e Kampioneve që  në turin e parë dhe shorti i vendosi përballë në Ligën e Konferencës, me ndeshjen e parë që u zhvillua në Gjeorgji.

Protagonist i sfidës u bë ish-sulmuesi i Egnatias, Ilir Camaj. Ky i fundit shënoi në minutat 62 dhe 66 të sfidës, duke i dhënë Deçiçit një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë e duke shtyrë skuadrën e tij drejt kualifikimit në turin tjetër.

GOLI I PARË I CAMAJT (VIDEO)

GOLI I DYTË I CAMAJT (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"