VIDEO/ Dy persona ndërpresin Turqi-Portugali për një foto me Ronaldon, ai përqafon të parin por mërzitet me të dytin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2024 | 19:49

VIDEO/ Dy persona ndërpresin Turqi-Portugali për një foto me Ronaldon, ai përqafon të parin por mërzitet me të dytin

Ndeshja mes Turqisë dhe Portugalisë është ndërprerë dy herë në pjesën e dytë të saj. Shkak janë bërë personat që kanë hyrë në fushë për të kërkuar një foto me Kristiano Ronaldon.

MixCollage-22-Jun-2024-07-48-PM-5086

Fillimisht një djalë i vogël vrapoi me shpejtësi nga tribuna drejt qendrës së fushës, për të takuar Kristiano Ronaldon. Ky i fundit e përqafoi me përzemërsi dhe pranoi të bënte nëj foto me djalin e vogël, i cili më pas u largua i ndjekur nga stjuardët derisa doli vetë nga terreni.

SHIH VIDEON

Pak minuta më vonë, një tjetër djalosh hyri në fushë për të bërë të njëjtën gjë dhe këtë radhë ylli portugez u mërzit me këtë ndërprerje. Tifozi shkoi dhe kapi Ronaldon nga qafa, me portugezin që nuk reagoi ndërsa stjuardët e shkëputën tifozin jo pa vështirësi.

SHIH VIDEON

Nga Dortmundi KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"