VIDEO/ E pabesueshme çfarë ndodh në Francë! Një tifoz i dehur ndërpret përfundimisht ndeshjen dhe i bën “gjëmën” Bordosë
Ndeshja mes Bordosë dhe Rodesë u ndërpre për shkak të një incidenti të ndodhur në fushën e lojës dhe është marrë vendim përfundimtar për të mos filluar.
Një tifoz i Bordosë, i identifikuar hyn në fushë i dehur dhe shtyn me duar sulmuesin e skuadrës kundërshtare, Buades i cili po festonte golin e avantazhit. Dy lojtarë të Rodesë bien menjëherë përtokë dhe një prej tyre pretendon për një goditje të fortë në kokë.
Edhe pse ne pamje duket një goditje e lehtë dhe një rrëzim qesharak, u desh ndërhyrja e barrelës dhe futbollisti i dëmtuar u transferua në spital, teksa zyrtarët e ndeshjes morën vendimin që ky duel të mos rifillojë, sepse lojtarët janë të tronditur.
Statusi i ndeshjes do të vendoset nga Komiteti Disiplinor, por Bordeaux rrezikon një humbje në tavolinë, që do të rezultonte fatale për ngjitjen në elitën e futbollit francez në këtë javë të fundit.
? La personne ayant frappé le buteur de Rodez a été identifiée.
Il s’agirait de Léo Balerdi, complètement ivre au Stade Charléty. ?
(Novotel)#bordeaux #FCGBRAF pic.twitter.com/RliwSku7XE
— Mercato Plein (@MercatoPlein) June 2, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"