VIDEO/ Edhe barazimi mjafton, Danimarka nxjerr Serbinë jashtë Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2024 | 22:50

VIDEO/ Edhe barazimi mjafton, Danimarka nxjerr Serbinë jashtë Europianit

Danimarka ka siguruar biletën për në turin tjetër të EURO 2024, duke nxjerrë përfundimisht nga gara skuadrën e Serbisë, që e mbylli si e katërta në grup. Danezëve u ka mjaftuar barazimi pa gola sot për të qenë të sigurt për kualifikimin, si e dyta në grup.

asdsadsadsdadsadsaadsads

Në një ndeshje me shumë luftë, dy skuadrat kishin raste, por nuk arritën të gjenin rrjetën, duke u treguar në fakt shumë të kujdesshëm deri në fund për të shmangur golin më shumë se sa ta gjenin atë.

Kështu, në fund festoi Danimarka e cila me tre pikë mori vendin e dytë në grup., ndërsa Serbia zhgënjen si zakonisht në fazën finale të një turneu madhor.

DANIMARKË-SERBI 0-0

WhatsApp Image 2024-06-25 at 10.58.56 PM

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90’+2’ Milinkoviç-Saviç gjuan nga jashtë zonës, Shmajkel i vëmendshëm kontrollon në dy kohë. (VIDEO)

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Vlahoviç me kokë tenton portën, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

88’ Eriksen largohet nga fusha për t’i bërë vend Poulsen.

87’ Milinkoviç-Saviç hyn në fushë në vend të Lukiç.

86’ Maehle nga e djathta harkon në zonë në shtyllën e dytë, Zivkoviç shpëton portën me ndërhyje vendimtare. (VIDEO)

83’ Mitroviç ndëshkohet me karton të verdhë për protesta për një mbajtje të Maehle në zonë. (VIDEO)

81’ Shans i artë për Mitroviç i cili gjuan nga e majta për në shtyllën e dytë, por nuk gjen katërkëndorin danez. (VIDEO)

79’ Mitroviç kërkon penallti për një kontakt në kufijtë e zonës, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

77’ Bah dhe Hjulmand lënë fushën e lojës te Danimarka, për t’i bërë vendin Kristiansen dhe Dileni.

73’ Mlladenoviç merr vendin e Mihajloviç te Serbia.

72’ Danezët kërkojnë penallti për shtyrje të Milenkoviç ndaj Dolberg, gjyqtari lejon lojën të vazhdojë.

67’ Iliç i lë vendin në fushë Vlahoviç te Serbia në minutat e fundit.

64’ Pas një goditje nga këndi, Vestegard me kokë gjuan por gjen në pozicion Rajkoviç. (VIDEO)

59’ Hojlund i lë vendin në fushë Dolberg në radhët e Danimarkës.

53’ Andersen çon topin në rrjetë pas një aksioni të Joviç nga e djathta, gjyqtari e anulon për pozicion jashtë loje të sulmuesit serb. (VIDEO)

51’ Skov Olsen provon me një gjuajtje nga e djathta, sfera devijohet jashtë nga Milenkoviç.

47’ Menjëherë rrezikshëm danezët me Bah nga e djathta e sulmit, topi i tij në qendër nuk devijohet nga askush.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime nga të dy ekipet. Tadiç dhe Joviç hyjnë në fushë në vend të Gudejl dhe Samarxhiç te Serbia. Vind i lë vendin në fushë Skov Olsen te Danimarka.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

39’ Hojlund ul topin për Uind, i cili gjuan por pa shënjestrën për të çuar sferën në katërkëndor.

32’ Hojlund provon nga e djathta me një gjuajtje të fortë pas një goditje këndi, Rajkoviç përgjigjet mirë. (VIDEO)

30’ Edhe Hjulmand ndëshkohet me të verdhë për një faull në sulm.

27’ Vind ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Pavloviç.

23’ Danezët çojën sferën në rrjetë pas një goditje këndi, por vijërojtësi e anulon pasi sfera ka dalë nga kufijtë e fushës. (VIDEO)

22’ Panik në zonën e Serbisë ku lojtarët me vështirësi largojnë sferën pas një harkimi në goditje këndi.

21’ Eriksen lëshon një goditje mjeshtërore nga jashtë zonës, Rajkoviç devijon jo pa vështirësi në këndore. (VIDEO0

18’ Maehle përsëri hyn në zonë nga e majta, por pasimi në qendër devijohet në këndore.

16’ Maehle nga e majta harkon në shtyllën e dytë ku Bah gjuan me kokë, por nuk gjen portën serbe. (VIDEO)

11’ Aksion i serbëve në të majtën me Lukicc, pasimi i tij është shumë në thellësi dhe topi shkon në fundore.

5’ VInd provon të gjejë portën, por gjen në pozicion gardianin e Serbisë, teksa më pas gjyqtari sinjalizon për faull në sulm.

4’ Milenkoviç ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Hojlund.

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE

DANIMARKA (3-4-1-2): Shmajkëll; Vestergard, Kristensen, Andersen; Mahle, Hojbjerg, Hjulman, Bah; Eriksen; Vind, Hojlund | Trajner: Kasper Hjulmand

SERBIA (3-4-2-1): Rajkoviç; Veljkoviç, Milenkoviç, Pavloviç; Mijailoviç, Iliç, Gudelj, Zivkoviç; Samardziç; Lukiç; Mitroviç | Trajner: Dragan Stojkoviç

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"