VIDEO/ Emocione pa fund në një ndeshje me zemër në dorë! Shqipëria barazon ndaj Kroacisë dhe mbetet në lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2024 | 0:05

VIDEO/ Emocione pa fund në një ndeshje me zemër në dorë! Shqipëria barazon ndaj Kroacisë dhe mbetet në lojë

Shqipëria ka barazuar sot ndeshjen e dytë në fazën në grupe të Euro 2024 në një ndeshje dramatike me emocione pa fund ndaj Kroacisë.

laci

 

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me shumë kujdes duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarëve dhe duke thumbuar në momentin e duhur me Laçin i cili gjeti golin e avantazhit me një gjuajtje me kokë, rastet për të shënuar edhe të dytin nuk munguan, por kuqezinjtë humbën disa raste para Livakoviç.

Pjesa e dytë nisi nën ritmin e kroatëve, të cilët kërkuan me ngulm barazimin. Por me kalimin e minutave nuk dukej se ishin në gjendje të bënin diçka. Megjithatë, brenda 3 minutash kaotikë, situata u përmbys me golin e Kramariç dhe autogolin e Gjasulës, në momentin kur Silvinjo kishte kthyer ekipin mbrapa për t’u mbrojtur.

Aktivizimi i Hoxhës dhe Dakut në fund i dha përsëri shtysë kuqezinjve të cilët u hodhën përpara dhe ia dolën të shënon golin e barazimit me Gjasulën, duke vulosur një barazim emocionues që lë të hapur përsëri grupin dhe shanset e kualifikimit.

KROACI-SHQIPËRI 2-2
74′ Kramariç, 76′ (ag) Gjasula / 11′ Laçi, 90’+5′ Gjasula

WhatsApp Image 2024-06-19 at 5.13.32 PM

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin 2-2.

90’+5’ GOOOL SHQIPËRIA! Asist i Hoxhës nga e majta, Gjasula në qendër vjen dhe barazon shifrat. (VIDEO)

90’+2’ Hoxha pason në qendër për Seferin e Dakun, ku ky i fundit gjuan por nuk gjen portën, duke shkaktuar faull për një goditje ndaj Gvardiol që i siguron të verdhë. (VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ Hoxha gjuan nga jashtë zonës, sfera ndalet nga Livakoviç dhe Daku nga pak hapa gjuan jashtë, por më pas ai sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

89’ Baturina niset shpejt në kundërsulm në të majtën, pasimi i tij në qendër ndalet nga Strakosha. (VIDEO)

88’ Modriç gjuan nga jashtë zonës me një diagonale, për fat pa gjetur katërkëndorin e Strakoshës. (VIDEO)

85’ Manaj dhe Ramadani i lënë vendin në fushë Hoxhës dhe Dakut.

84’ Baturina dhe Sosa hyjnë në fushë në vend të Perishiç dhe Kramariç.

81’ Mbrojtja kuqezi në kaos të plotë, ka vështirësi të largojë sulmet e njëpasnjëshme të kroatëve që duan të mbyllin ndeshjen.

77’ Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë.

76’ E pabesueshme! Kroatët me një aksion nga e majta pasojnë në qendër ku Gjasula dërgon topin në portën e Strakoshës. (VIDEO)

76’ Strakosha vendimtar, teksa ndalon një top të rrezikshëm në zonë para tij. (VIDEO)

74’ Një gabim në prapavijë dhe Kramariç nuk fal, duke mposhtur Strakoshën me një gjuajte në hyrje të zonës. (VIDEO)

72’ Laçi i lë vendin në fushë Gjasulës në radhët e kuqezinjve.

69’ Budmir merr vendin e Petkoviç në radhët e Kroacisë.

68’ Harkim i Perishiç nga e majta, Pashaliç në shtyllën e dytë gjuan jashtë.

67’ Bajrami merr topin në krahun e djathtë dhe niset drejt portës, gjuajtja e tij nuk gjen katërkëndorin kroat.

64’ Seferi merr vendin e Asanit në fushën e lojës.

63’ Asllani afrohet pranë zonës dhe lëshon një gjuajtje që është shumë qendrore dhe mbërthehet pa probleme nga Livakoviç.

61’ Perisiç nga e majta nis një top drejt portës, sfera devijohet dhe ndalet nga Strakosha.

58’ Në këndoren e harkuar në zonë, Shutalo nuk gjen portën e Strakoshës. (VIDEO)

57’ Një harkim në zonë gjen Petkoviç, por gjuajtja e tij devijohet mbi traversë. (VIDEO)

52’ Kovaçiç lëshon një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, sfera devijohet dhe shkon në duart e Strakoshës.

50’ Suçiç shfaqet në pozicion të mirë gjuajtje në zonë, por goditja e tij ndalet në mënyrë prefektë nga Strakosha. (VIDEO)

46’ Pashaliç dhe Suçiç marrin vendin e Brozoviç dhe Majer në pjesën e dytë.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Shqipërisë.

WhatsApp Image 2024-06-19 at 3.54.35 PM

45’+1’ Pasim nga e djathta për Manajn, gjuajtja e tij qendrore ndalet nga Livakoviç. (VIDEO)

45’ Jepet 1 minutë shtesë në fund të pjesës së parë.

43’ Majer nuk ia del të gjuajë drejt portës pas një harkimi nga e djathta dhe sfera shkon në fundore. (VIDEO)

41’ Kuqezinjtë mundohen të ulin disi ritmin në minuta e fundit me Asllanin e Manajn të cilët fitojnë faulle të rëndësishme në mesfushë për të mos lënë Kroacinë që të organizohet.

38’ Pas një goditje dënimi, Manaj nuk kontrollon mirë topin në zonë për të gjuajtur dhe Livakoviç mbërthen sferën.

36’ Modriç harkon një goditje dënimi në zonë, Strakosha i vëmendshëm largon rrezikun.

34’ Ndeshje me ritëm të pabesueshëm pasi kroatët shtyjnë përpara teksa kuqezinjtë në çdo moment që kanë topin mundohen të nisin kundërsulme.

31’ Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Asanin që nis sferën te Asllani i cili gjuan pas a Livakoviç por ndalet nga portieri. (VIDEO)

29’ Hysaj lëshon një predhë në kufijtë e zonës, topi kalon mbi traversën e Livakoviç. (VIDEO)

27’ Harkim nga e djathta e sulmit kroat, Petkoviç me kokë nuk gjen portën e Strakoshës. (VIDEO)

25’ Kroatët kanë në këto minuta qarkullimin e topit, por pa arritur të krijojnë raste para Strakoshës, me çdo hapësirë të mbyllur nga mbrojtja kuqezi.

20’ Brozoviç ka hapësirë për të gjuajtur nga e djathta, diagonalja e tij përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

18’ Harkime radhazi të kroatëve nga e majta me Perishiç, mbrojtja kuqezi largon me shpejtësi.

16’ Kuqezinjtë i afrohen përsëri rrezikshëm zonës kroate, sfera largohet nga mbrojtësit me kuqezinjtë që protestojnë për faull në favor të tyre.

14’ Bajrami merr një top të mirë në të majtën, hyn në zonë dhe gjuan në shtyllën e parë por sfera devijohet në këndore. (VIDEO)

11’ GOOOL SHQIPËRIA! Asani nga e djathta harkon në zonë dhe aty Laçi me kokë mposht Livakoviç. (VIDEO)

8’ Bajrami niset në një kundërsulm të shpejtë pas një goditje dënimi, Juranoviç i heq topin ndërsa ai po i afrohej zonës kundërshtare.

6’ Goditje këndi e Kroacisë, topi i harkuar në zonë largohet nga mbrojtja kuqezi.

4’ Loja zhvendoset nga një gjysmëfushë në tjetrën, me të dy skuadrat që i afrohen zonës, pa arritur të gjuajnë.

1’ Laçi nis Bajramin nga e majta, pasimi i tij në qendër për Manajn ndalet nga Gvardiol

1’ Nis dueli në stadiumin e Hamburgut.

FORMACIONET TITULLARE

KROACIA: Livakoviç, Juranoviç, Shutalo, Gvardiol, Perishiç, Brozocviç, Kovaçiç, Modriç, Majer, Kramariç, Petkoviç.
Trajner:
Zlatko Daliç

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo

kjlkjljlkjl

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"