VIDEO/ Eraldo Çinari shënon dy herë, skuadra armene triumfon me goleadë në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 20:44

VIDEO/ Eraldo Çinari shënon dy herë, skuadra armene triumfon me goleadë në Ligën e Konferencës

Eraldo Çinari ka qenë protagonist i fitores së thellë që skuadra e Noah të Armenisë, ka siguruar përballë Sliema të Maltës, në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

dsssfdfsdfsdsfdfsd

Sulmuesi i cili iu bashkua gjatë verës skuadrës armene, ishte titullar në këtë sfidë dhe la shenjën e tij në duelin në fjalë me dy gola.

Në minutën e 71-të, ai shënoi golin që çoi shifrat në 5-0 për ekipin e tij.

Vetëm një minutë më vonë, Çinari gjeti përsëri rrjetën duke thelluar edhe më shumë diferencën, teksa në fund ndeshja  u mbyll me shifrat 7-0 që lënë pak vend për diskutim se kush do të kalojë në turin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"