VIDEO/ Eurogoli me roveshatë, zbulohet se çfarë tha Bellingham në momentin e shënimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 23:30

VIDEO/ Eurogoli me roveshatë, zbulohet se çfarë tha Bellingham në momentin e shënimit

“Kush tjetër?!”, ishte fraza që Xhud Bellingham bërtiti pasi shënoi një supergol me roveshatë një minutë nga koha shtesë e mbetur në duelin ndaj Sllovakisë. 

 bellingham goli

Tre Luanët ishin duke humbur 1-0 dhe ishin në prag të eliminimit nga Euro 2024 para barazimit dramatik të Bellingham, që më pas u finalizua me një kualifikim 2-1. 

Goditja e Kejn vulosi fitoren e “Tre Luanëve”. Anglia tani do të përballet me Zvicrën në çerekfinale, ndërsa ndeshja është planifikuar për të shtunën më 6 korrik. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"