VIDEO/ Feston i gjithë qyteti, dëgjoni zhurmën në kryeqytetin e Gjeorgjisë kur u shënua goli i dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2024 | 23:45

VIDEO/ Feston i gjithë qyteti, dëgjoni zhurmën në kryeqytetin e Gjeorgjisë kur u shënua goli i dytë

Në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë, kishte kaluar mesnata kur Mikautadze tundi rrjetën për të shënuar golin e dytë ndaj Portugalisë në ndeshjen e Euro 2024. Por po të dëgjosh zhurmën që është prodhuar në qytete në atë moment, e kupton që të gjithë kanë qenë të zgjuar, të mbërthyer para ekraneve të televizorëve.

asddasadsadsadsadads

Gjeorgjia bëri surprizën e madh duke mundur Portugalinë për të kaluar fazën e grupeve dhe goli i dytë i shënuar nga penalltia, ishte ai i cili bëri më të sigurt këtë rezultat historik.

Në videon e mëposhtme shihet se si është përjetuar në Tbilisi ai moment i penalltisë dhe oshtima që dëgjohet nga kudo ku njerëzit po ndiqnin me ankth këtë sfidë historike për ta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"