VIDEO/ Fitore dramatike me shtesa ndaj Flamurtarit, Laçi siguron mbijetesën në Superiore mes polemikave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2024 | 23:56

VIDEO/ Fitore dramatike me shtesa ndaj Flamurtarit, Laçi siguron mbijetesën në Superiore mes polemikave

Laçi ka mposhtur Flamurtarin me shifrat 3-1 duke siguruar kështu mbijetesën në Superiore.

bandicam 2024-05-19 18-46-33-582

Dueli u zhbllokua në minutën e fundit shtesë nga Melo duke bërë që kurbinasit ta mbyllnin në avantazh pjesën e parë. Më pas në të 63-ën Dajko shënoi një autogol duke rikthyer baraspëshën. Kështu u mbyll dhe koha e rregullt

Gjithccka do të vendosej në shtësë, ku Melo shënoi golin e tij të dytë personal, kësaj here nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë goli i fundit u shënua nga Mjaki i cili erdhi nga stoli për të vulosur sfidën.

Kështu Laçi do të jetë në Superiore sezonin e ardhshëm, ndërsa Flamurtari dështon sërish të ngjitet në elitë.

LAÇI 3-1 FLAMURTARI

45’+4’, 109′ Melo, 116′ Mjaki/ 63′ Dajko (AU)

NGJARJET KRYESORE

120’+7′ Mbyllet sfida, fiton Laçi!

120′ Akordohen 6 minuta shtesë.

120’ La Torre ndëshkohet me karton të kuq duke lënë me 10 lojtarë Flamurtarin.

116′ GOOOL LAÇI 3-1/ I mjaftojnë 3 minuta në lojë, Mjaki shpërblen besimin e trajnerit duke shënuar golin që vulos fitoren. (VIDEO)

113′ Largohet Tresa, në lojë futet Mjaki.

110’ Ka sërish tension në mesfushë mes dy skuadrave. (VIDEO)

109′ GOOOL LAÇI 2-1/ Melo nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë duke shënuar dopietën personale. (VIDEO)

108′ Ka penallti për Laçin (VIDEO)

106′ Nis pjesa e dytë shtesë.

105’+1’ La Torre ndëshkohet me karton të verdhë.

105’ Akordohen 2 minuta shtesë.

103’ Mbaron sfida për Shkurtaj, i lë vendin La Torres.

98′ Largohet Oliviera, ka minuta për Dalanaj.

94’ Kurbinasit pretendojnë për 11 metërsh, arbitri vijon lojën. (VIDEO)

91′ Nis koha shtesë, largohet Melo dhe në lojë futet Barjamaj.

90’+6′ Mbyllet koha e rregullt! Do të luhen 30 minuta shtesë për të vendosur fatet e skuadrave!

90’ Akordohen 5 minuta shtesë!

88’ Kurti lëshon predhën drejt portës së vlonjatëve, por traversa ia mohon supergolin. (VIDEO)

86’ Prodani gjuan nga distanca, topi shkon drejt e në duart e Teqjas. (VIDEO)

80’ Nervozizëm në stolin vlonjat, trajneri Memushi ndëshkohet me karton të kuq.

74’ Kriviçiç dhe Diamanit lënë fushën e lojës, ka minuta për Pjeshkën dhe Vucajn.

64’ Largohet Ujka, në lojë futet Myrta.

63′ GOOOL FLAMURTARI 1-1/ Dajko tenton të largojë topin por e devijon duke shënuar një autogol dhe festa është e gjitha për vlonjatët. (VIDEO)

54’ Hasa lëshon predhën drejt portës, Dajsinani e mban të paprekur kuadratin.

46’ Nis pjesa e dytë! Qato qëndron në dhomat e zhveshjes, në vend të tij hyn Manellari.

45’+6’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e kurbinasve.

45’+4’ GOOOL LAÇI 1-0/ Kryeziu pason nga goditja standarde për Melon, ku i fundit nuk fal dhe shkund rrjetën e Aldo Teqjas. (VIDEO)

45’+1’ Kriviçiç gjuan drejt portës, Dajsinani mbron mirë kuadratin.

45’ Akordohen 3 minuta shtesë.

45’ Sërish tension mes lojtarëve të të dyja skuadrave. (VIDEO)

40′ Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Prodanit.

34’ Ujka gabon me shënjestrën duke mos arritur të gjejë kuadratin e Teqjas. (VIDEO)

27’ Ka tension në mes të fushës, arbitri përpiqet të qetësojë gjakrat. (VIDEO)

19’ Kore fyese të tifozëve të Flamurtarit, Ramadani shkon të qetësojë tifozët. (VIDEO)

14′ Deliaj ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Tresës.

11’ Sobouejll gjuan drejt portës, shtylla i mohon golin e avantazhit. (VIDEO)

11’ Shkurtaj gjuan drejt portës, Dajsinani i thotë jo golit duke bërë një pritje të mirë.

8’ Hasa ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Melo.

7’ Minuta të qeta deri tani, skuadrat qarkullojnë topin në mesfushë.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

Laçi: Dajsinani, Kurti, Dajko, Lima, Prodani, Kryeziu, Tresa, Qato, Ujka, Melo, Sobouejll.

Trajner: Armando Cungu

Flamurtari: Teqja, Hasa, Deliaj, Sidibe, Beqja, Kriviçiç, Ramadani, Batha, Indio Olivera, Diamanti, Shkurtaj.

Trajner: Eqerem Memushi

Gjyqtarë: Erjon Bastari, Ani Koçiaj, Ergin Doda (Tiranë), Indrit Myrtja (Shkodër);

VAR: Albert Doda – AVAR: Olsion Yzeiraj (Patos);

WhatsApp Image 2024-05-19 at 15.34.20

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"