VIDEO/ Fitore spektakolare me 5 gola, ish-sulmuesi i Skënderbeut gjen rrugën e rrjetës me Astanën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 20:46

VIDEO/ Fitore spektakolare me 5 gola, ish-sulmuesi i Skënderbeut gjen rrugën e rrjetës me Astanën

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Frenklin Ahanonu, gjeti rrugën e rrjetës ditën sotme me fanellën e Astanës në triumfin 5-0 që skuadra e tij arriti në ndeshjen e Kupës ndaj Kaspij Aktau. 

FRENKLI

22-vjeçari i cili spikati me skuadrën korçare, arriti të shënonte golin e parë të sfidës në minutën e 18-të. Frenklin qëndroi në fushë 66 minuta, teksa më pas i la vendin Basmanovit.  

Ky ishte goli i dytë i sulmuesit nigerian me fanellën e Astanës, pas atij të shënuar ndaj Zhetysu Taldykorgan, po në Kupë.  

Vlen të theksohet fakti se me skuadrën e Astanës, pak ditë më parë u bashkua edhe Nazmi Gripshi, i cili nuk ishte i disponueshëm për këtë duel.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"