VIDEO/ Flamurtari përmbys Tiranën, vlonjatët fitojnë mes tensionit
Flamurtari ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Vlonjatët kanë fituar 1-2 në “Selman Stërmasi duke përmbysur rezultatin e takimit të parë. Ishte Telushi dhe Lushtaku që zhvlerësuan golin e Fukuit duke i dhënë kualifikimin ekipit vlonjat.
Një takim që i ka pasur të gjitha. Përveç golave dhe lojës së bukur nuk ka munguar edhe tensioni dhe këtë e tregojnë qartë edhe dy kartonat e kuq në dëm të Tiranës, ku Hoxhallari dhe Teqja lenë ekipin me 9 futbollistë.
Flamurtari e mbajti ndeshjen në ritme të ulta në fillimin e saj, derisa gjeti golin me anë të Bruno Telushit, i cili nga jashtë zone lëshoi një “predhë” në minutën e 13-të, duke befasuar portierin Bakaj.
Goli zgjoi Tiranën, që krijoi lojë dhe shumë rreziqe nga krahët. Në fillimin e pjesës së dytë, Tirana gjeti golin me Fukuin, i cili pas një krosi u gjend i vetëm në zonë dhe me kokë nuk fali.
Ritmi mbeti shumë i lartë, me Tiranën më kerkuese, por në minutën e 65-të Flamurtari goditisërish, kur një kombinim super nxorri të vetëm në zonë Lushtakun, i cili nuk fali.
Në minutat e mbetura ekipi i Tiranës nuk mundi të realizonte dhe gjithçka u mbyll 1-2 për Flamurtarin që siguron kështu kualifikimin për të raundin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.
Tirana – Flamurtari 1-2
Golat: Fukui 47’/ Telushi 16′ Lushtaku 67′ (Ndeshja e parë 1-0 për Tiranën)
Tirana: Bakaj, Smajli, Karan, Teqja, Hoxhallari, Lika, Karabeci, Gërçaliu, Fukui, Kërçiku, Hugo Trajner: Ilir Daja
Flamurtari: Lika, Krasniqi, Lakoste, Pashaj, Idrizaj, Nikolini, Telushi, Hoxha, Lushtaku, Da Silva, Alvesh
Trajner: Zekirja Ramadani
GOLAT Tirana – Flamurtari 1- 2 by gazeta-panorama