VIDEO/ Forma e shkëlqyer, sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në sfidën e Ligës së Europës pas asistit nga… vëllai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 23:21

VIDEO/ Forma e shkëlqyer, sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në sfidën e Ligës së Europës pas asistit nga… vëllai

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Arbër Zeneli, po kalon një moment të shkëlqyer me skuadrën e Elfsborgut. Pas golit dhe dopietës së asisteve në duelin e 14 korrikut në kampionat, 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës edhe në përballjen e ditës së sotme ndaj qipriotëve të Paphos, të vlefshme për raundin e parë të Ligës së Europës, ku skuadra e tij arriti të triumfonte me rezultatin 2-5 duke kaluar në raundin pasardhës.  

zeneli

Arbër Zeneli shënoi golin e pestë për Elfsborgun në minutën e 85-të, por interesant është fakti se asistin në këtë moment ia dhuroi vëllai i tij 21-vjeçar Besfort Zeneli, i cili u fut në fushë në minutën e 46-të, teksa shërbeu për vëllain e tij. 

Ashtu si Arbëri edhe Besforti po kalon një moment fantastik, ku në 3 ndeshjet e fundit numëron 2 asiste dhe 1 gol.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"