VIDEO/ “Furia e kuqe” merr yllin e katërt! Spanja mund Anglinë dhe shpallet fituese e EURO 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 0:44

VIDEO/ “Furia e kuqe” merr yllin e katërt! Spanja mund Anglinë dhe shpallet fituese e EURO 2024

Spanja është shpallur fituese e Euro 2024 duke mposhtur me shifrat 2-1 Anglinë në finalen e  madhe te Berlinit, për të bërë të vetin trofeun për herë të katërt në histori, si askush tjetër më parë.

spanja

Ndeshja finale ishte një “lojë shahu” në pjesën e parë me dy ekipet që nuk lejuan hapësira për të rrezikuar, edhe pse dominimi i topit ishte më i madh nga spanjollët. Por goli i Uilliams në startin e pjesës së dytë e bëri ndeshjen më argëtuese. Spanjollët shtynë për golin e dytë dhe shpërdoruan disa mundësi të mira, teksa rrezikuan portën e Pikford. Por në momentin e tyre më të mirë, erdhi goli i barazimit të Palmer që rihapi gjithçka.

Megjithatë, një moment pasigurie në prapavijë solli golin e Ojarzabal në minuat e fundit dhe i dha kësisoj Spanjës suksesin 2-1 që e shpalli Kampione Europe për herë të katërt dhe pas një ecurie perfekte në këtë turne.

SPANJË-ANGLI 2-1
47′ Uilliams, 86′ Ojarzabal / 73′ Palmer

WhatsApp Image 2024-07-14 at 11.08.38 PM

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me suksesin 2-1 të Spanjës.

90’+2’ Uotkins ndëshkohet me karton të verdhë.

90’ Jepen 4 minuat shtesë.

90’ Dani Olmo shpëton Spanjën pas një goditje këndi, teksa largon me kokë mbi vijën fatale një gjuajtje të Guehi. (VIDEO)

89’ Palmer i lë vendin në fushë Toenejt, ndërsa Jamal i lë vendin Merinos.

86’ GOOOL SPANJA! Aksion i rrufeshëm i spanjollëve në të majtën me Kukureja i cili pason në qendër ku Ojarzabal devijon dhe gjen golin. (VIDEO)

85’ Jamal nga e djathta harkon në zonë, Pikford me një dalje të sigurt bllokon topin para Ojarzabal.

83’ Naço merr vendin e Le Normand në radhët e Spanjës.

82’ Uilliams, Olmo dhe Jamal prodhojnë një aksion spektakolar. Gjuajtja e adoleshentit ndalet nga Pikfod i vëmendshëm duke shmangur golin e iberikëve. (VIDEO)

80’ Rikthehet dominimi në mbajtjen e topit nga Spanja, e cila qarkullon sferën në gjysmëfushën kundërshtare.

73’ GOOOL ANGLIA! Aksion nga e djathta me Saka i cili pason për Bellingam dhe ky i fundit gjen Palmer. Gjuajtja e lojtarit të sapofutur ndalet në rrjetë. (VIDEO)

71’ Maino i lë vendin në fushë Palmer në radhët e Anglisë.

70’ Spanja rrezikon me një goditje këndi, me harkime nga krahët. Në fund është gjuajtja e Fabian Ruiz e cila dërgon sferën mbi traversë. (VIDEO)

68’ Morata lë fushën e lojës, duke i bërë vend Ojarzabal.

66’ Jamal merr topin në të djathtën, ia del të gjejë momentin për të gjuajtur drejt portës por gjen përgjigjen e Pikford. (VIDEO)

63’ Bellingam bën një marrje fantastike para zonës me një rrotullim të shpejtë dhe lëshon një gjuajtje të fortë që shkon jashtë, jo shumë larg shtyllës. (VIDEO)

60’ Sauthgejt heq nga fusha Kejn dhe aktivizon Uotkins.

56’ Përsëri Morata shfaqet në zonë pas pasimit të Jamal, por diagonalja e tij largohet nga mbrojtësit. Në vijimin e aksionit topi shkon te Uilliams i cili gjuan, por nuk gjen portën e Pikford. (VIDEO)

55’ Morata shmang një mesfushor dhe mundohet të gjuajë drejt portës, Guehi e ndal dhe bllokon tentativën e spanjollit.

53’ Stouns ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Moratas.

49’ Dani Olmo humb mundësinë për të dyfishuar shpejt shifrat kur një gjuajtje e gabuar e Uilliams kthehet në asist për të. Por ai gjuan jashtë me diagonalen e shpejtë në zonë. (VIDEO)

47’ GOOOL SPANJA! Aksion i rrufeshëm i spanjollëve me Jamal i cili pason për Uilliams, dhe ky i fundit nuk gabon duke shënuar në portën e Pikford. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë. Spanjollët humbasin Rodin për dëmtim dhe vendin e tij e merr Zubimendi.

sdfdsfsdsfdsfdfsdsdffsd

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+1’ Pas një goditje dënimi, Foden nga e majta tenton portën, por gjen Unai Simon në pozicion në atë që është tentativa e parë e mirëfilltë në portë. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Një pasim në qendër për Kejn sjell gjuajtjen e sulmuesit, por Rodri bllokon gjithçka me ndërhyrjen e tij. (VIDEO)

43’ Një top në thellësi për Moratën nga e majta, Guehi dhe Stouns nuk i japin hapësirë të gjuajë drejt portës dhe i dhurojnë një këndore.

41’ Dy tentativa radhazi të anglezëve për të gjetur një korridor në qendër të mbrojtjes spanjolle ndalen nga lojtarët e prapavijës, që deri tani kanë mbajtur shumë larg rrezikun Kejn.

36’ Olmo gjuan drejt portës pas zhvillimit të një goditje këndi, Kejn i kthyer në mbrojtje largon nga zona.

35’ Laport kërkon penallti për një mbajtje në zonë, gjyqtari jep vetëm këndore për Spanjën. (VIDEO)

34’ Tjetër kalim i Jamal në të djathtën, Shou i vëmendshëm çon topin në këndore.

31’ Olmo ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Rajs.

28’ Fabian Ruiz hyn në zonë dhe gjuan, por sfera devijohet dhe shkon lehtësisht në duart e Pikford.

25’ Kejn ndëshkohet me të verdhë pas një faulli kundër Fabian Ruiz.

23’ Një top i humbur në mesfushë sjell sulmin e Jamal nga e djathta, pasimi i tij në qendër devijohet nga Guehi në këndore.

19’ Karvahal harkon në zonë, Pikford kontrollon pa probleme.

15’ Drithërima pranë portës spanjolle, pasi Uoker ka hapësirë në të djathtën për një pasim në qendër, por Laport është i vëmendshëm dhe çon topin në këndore.

13’ Pas një goditje këndi për spanjollët, topi shkon te Le Normand i cili gjuan me një roveshatë, pa gjetur portën kundërshtare. (VIDEO)

12’ Uilliams nga e majta hyn ën zonë dhe tenton gjuajtjen, Stouns devijon në këndore. (VIDEO)

11’ Anglia ka një goditje dënimi në dispozicion në të majtë të sulmit, por Guehi shkakton faull ndaj Laport duke bërë të pavlefshëm harkimin në zonën e iberikëve.

7’ Mbajtje e gjatë e topit nga spanjollët, të cilët qarkullojnë sferën për të gjetur të çarën në radhët e anglezëve të kthyer me forca të shumta në prapavijë.

2’ Shou fiton topin para Jamal por menjëherë ia dorëzon Karvahal i cili bllokon iniciativën angleze për të nisur kundërsulm.

1’ Nis dueli në Berlin.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJA: Unai Simon, Karvahal, Le Norman, Laport, Kukureja, Rodrigo, Fabian Ruiz, Dani Olmo, Jamal, Uilliams, Morata.
Trajner:
Luis De La Fuente

ANGLIA: Pikford, Uoker, Stouns, Guehi, Shou, Maino, Rajs, Saka, Foden, Bellingam, Kejn.
Trajner: Garet Sauthgejt

ssdadasdsaadsasdasd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"