VIDEO/ Futbolli hap Lojërat Olimpike me surprizë në ndeshjen e parë, Argjentina mundet pas ngjarjeve absurde ndaj Marokut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 17:15

VIDEO/ Futbolli hap Lojërat Olimpike me surprizë në ndeshjen e parë, Argjentina mundet pas ngjarjeve absurde ndaj Marokut

Lojërat Olimpike nisin zyrtarisht me 26 korrik, por turneu i futbollit për këtë aktivitet ka nisur që sot, duke pasur parasysh kalendarin impenjativ që kërkon ditë pushimi mes ndeshjeve. Dhe turneu i futbollit për meshkuj ka nisur me një surprizë të madhe.

asddsadsasadasdasddsa

Argjentina, e cila vlerësohej si pretendente kryesore për fitoren e medaljes së artë, është ndalur që në ndeshjen e hapjes së aktivitetit përballë Marokut. Skuadra argjentinase kishte në gjirin e saj emra të njohur si Otamendi e Hulian Alvarez, por nuk ia ka dalë të mposhtë marokenët ku luanin titullarë Hakimi e Rahimi, me këtë të dytin që shënoi 2 golat në fitoren 2-1.

Argjentinasit e panë veten në disavantazh të dy golave, por u duk se ia dolën të barazonin në minutën e 16 shtesë të takimit, pasi goditën dy herë shtyllën e traversën para se të shtynin sferën në rrjetë me Medina. Por goli pastaj u anulua rreth dy orë më vonë pas verifikimit të VAR.

GOLI I PARË I RAHIMI (VIDEO)

GOLI I DYTË I RAHIMI (VIDEO)

GOLI I SIMEONE (VIDEO)

GOLI I ANULUAR I MEDINA (VIDEO)

Ndërkaq, në sfidën tjetër, edhe Spanja që shihet mes pretendenteve, mundi me vështirësi Uzbekistanin me rezultatin 2-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"