VIDEO/ Gjeorgjia merr 1 pikë historike ndaj Çekisë, por e pabesueshme çfarë shpërdorojnë në sekondat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2024 | 16:59

VIDEO/ Gjeorgjia merr 1 pikë historike ndaj Çekisë, por e pabesueshme çfarë shpërdorojnë në sekondat e fundit

Gjeorgjia dhe Çekia e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e dytë të Grupit F të zhvilluar në Hamburg. Për të dyja kombëtaret kjo ishte pika e parë në këtë turne, ndërsa për Gjeorgjinë ishte pika e parë në një kompeticioni madhor si Europiani.

shik

Mikautadze me penallti në fundin e pjesës së parë dhe Patrik Shik në minutën e 59-të ishin autorët e golave të sfidës.

Vlen të theksohet fakti se në sekondat e fundit, Gjeorgjia shpërdoi një shans të artë pas një kundërsulmi, me sulmuesin Lobjanize, i cili i “dogji” triumfin historik gjeorgjianëve. Në duelin e fundit, Çekia do të përballet me Turqinë, ndërsa Gjeorgjia me Portugalinë.

FT: GJEORGJI – ÇEKI 1-1

Mikautadze 45+3′ (p) / Shik 59′ 

WhatsApp Image 2024-06-22 at 5.11.50 PM

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90+5′ Gjeorgjia “flirton” me fitoren historike, e pabesueshme çfarë humbet sulmuesi Lobjanize. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

82′ Trajneri i Çekisë kryen dy zëvendësimet e fundit. Largohen Provodh dhe Jurasek në lojë Barak dhe Sevçik.

81′ Ndëshkohet edhe kapiteni Souçek me karton të verdhë!

68′ Zëvendësim i detyruar te Çekia, largohet Shik i dëmtuar në fushë Çytil.

59′ GOOOOL ÇEKIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Patrik Shik gjen më në fund rrugën e rrjetës (VIDEO) 

57′ Pranë golit të dytë Gjerogjia me Kevabishvilin, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

55′ Trajneri i Çekisë bën 2 zëvendësime largohen nga fusha Çerni dhe Hlozek, në fushë Martin Jurasek dhe Lingr.

53′ Holes është i ndëshkuar i katërt me karton të verdhë tek Çekia.

47′ Ndëshkohet edhe Jurasek me karton të verdhë!

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45+4′ Pranë golit të barazimit Çekia, me Patrik Shik, por fantastik portieri Mamardashvili, që i mohon një gol të sigurt (VIDEO) 

45+3′ GOOOOL GJEORGJIA 1-0/ Zhbllokohet sfida, sulmuesi Mikautadze tregohet i saktë nga penalltia, duke çuar në delir tifozët gjeorgjianë. (VIDEO) 

 

45+2′ Penallti për Gjeorgjinë për prekje të topit me dorë brenda zonës. Pas konsultës me VAR, gjyqtari vendos të akordojë penallti (VIDEO) + (VIDEO)

40′ Tjetër karton i verdhë te Çekia, ndëshkohet edhe mesfushori Provod.

36′ Kashia është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë në radhët e gjeorgjianëve.

23′ Hlozek kalon në avantazh kombëtaren e tij. Protestojnë gjeorgjianët dhe goli nuk vlen për shkak të prekies së topit me dorë brenda zonës. (VIDEO) 

18′ Cufal është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kavaraskhelias.

3′ Pranë golit Çekia, fantastik portieri Mamardashvili, që i mohon avantazhin çekëve! Start me një rritëm të lartë. (VIDEO) 

1′ Starton sfida në Hamburg!

FORMACIONET ZYRTARE

GJEORGJIA (3-5-2): Mamardashvili; Dvali, Kashia, Kvirkvelia; Kakabadze, Koçorashvili, Mekvabishvili, Davitashvili, Tsitaishvili; Kvaratskhelia, Mikautadze | Trajner: Uilli Sagnol

Çekia (3-4-3): Stanek; Holes, Hranac, Krejçi; Kufal, Provod, Souçek, Jurasek; Kerni, Shik, Hlozek | Trajner: Ivan Hasek

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"