VIDEO/ Gol në minutën e 4-t dhe asist në ndeshjen e parë të kampionatit, Mirlind Daku e nis në formë spektakolare sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 21:11

VIDEO/ Gol në minutën e 4-t dhe asist në ndeshjen e parë të kampionatit, Mirlind Daku e nis në formë spektakolare sezonin

Mirlind Daku e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin e ri në Rusi, ku është pjesë e skuadrës së Rubin Kazan. Qendërsulmuesi shqiptar, ka shënuar që në ndeshjen e parë të kampionatit, që skuadra e tij zhvilloi në transfertë ndaj Pari NN.

asdsaddsadasadsasdadsasddas

Vendasit gjetën rrjetën që në minutën e tretë të sfidës, por me aksionin e parë që krijoi Rubin Kazan, ishte pikërisht Daku ai i cili që çoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat për ekipin e tij.

SHIH VIDEON

Edhe goli i përmbysjes 2-1 për Rubin Kazan mban firmën e Dakut, i cili këtë herë ishte ai i cili dha asistin për Zotov që të shtynte topin në rrjetë.

Ndërkohë, asistin për golin e tretë e dha mesfushori shqiptar Dardan Shabanhaxhaj, i cili është gjithashtu pjesë e Rubin Kazan. Ndeshja përfundoi me shifrat 4-2 për Rubin Kazan që e nisi në mënyrën e duhur edicionin e ri.

Në këtë edicion Daku mban numrin 10 në fanellë me Rubin Kazan dhe pavarësisht zërave që e kanë parë atë të lëvizë drejt kampionateve më të rëndësishme, duket plotësisht i fokusuar te klubi rus dhe paraqitjet sa më të mira me të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"