VIDEO/ Goli i kapitenit Cake vlen vetëm për statistikë, Shkëndija mposhtet edhe në duelin e kthimit ndaj Noahs së… Çinarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 22:25

VIDEO/ Goli i kapitenit Cake vlen vetëm për statistikë, Shkëndija mposhtet edhe në duelin e kthimit ndaj Noahs së… Çinarit

Shkëndija e Tetovës u mposht me rezultatin 1-2 në duelin e kthimit ndaj armenëve të Noah, në duelin e vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Konferencës, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 1-4. 

bandicam 2024-07-18 22-21-23-048

Në sfidën e parë tetovarët u mposhtën me rezultatin 0-2, ndërkohë që goli i sotëm i shënuar nga kapiteni pogradecar i kuqezinjve, Klisman Cake, vlen vetëm për statistikë, teksa në fund ishte skuadra armene e Erald Çinarit që festoi kualifikimin. 

bandicam 2024-07-18 22-20-57-564

Sulmuesi shkodran i transferua në këtë merkato vere te skuadra e Noahs u aktivizua në minutën e 59-të të sfidës. Pas kualifikimit, skuadra armene do të përballet në raundin e dytë me ekipin e Sliemas.  

GOLI I CAKES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"