VIDEO/ Goli i sulmuesit që u largua nga Dinamo nuk mjafton, nënkampionët e Kosovës i nxjerr nga Liga e Europës klubi i kategorisë së dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 18:23

VIDEO/ Goli i sulmuesit që u largua nga Dinamo nuk mjafton, nënkampionët e Kosovës i nxjerr nga Liga e Europës klubi i kategorisë së dytë

Llapi i ka dhënë lamtumirën Ligës së Europës dhe do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Ligën e Konferencës, pasoi është eliminuar nga turneu i dytë për nga rëndësia në kontinent. Nënkampionët e Kosovës, janë mundur edhe sot përballë Visla të Polonisë dhe nuk ia kanë dalë të vazhdojnë në turin tjetër.

tahiri

Fitorja 2-0 në ndeshjen e parë të skuadrës polake e bënte mision shumë të vështirë përmbysjen për ekipin kosovar edhe pse rivalët e tyre janë një ekip i kategorisë së dytë në Poloni, por marrin pjesë në Europë pasi kanë fituar Kupën.

Goli i Rodado në minutën e 58 për miqtë e bëri kualifikimin një mision thuajse të pamundur në ndeshjen e sotme. Por Llapi ia doli që të gjente barazimin, teksa tundi rrjetën në minutën e 74-t me anë të Ardit Tahirit, sulmuesit i cili në edicionin e kaluar ishte pjesë e Dinamos.

SHIH VIDEON

Megjithatë, skuadra kosovare nuk ia doli t’i gëzohej të paktën një barazimi, pasi Kiakos në minutën e 90 shënoi golin e fitores 2-1 për Vislan dhe eliminimin e Llapit nga ky turne, për të vazhduar tashmë rrugëtimin europian në Ligën e Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"