VIDEO/ Gripshi shënon gol spektakolar në Ligën e Konferencës, i siguron skuadrës barazim në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 20:22

VIDEO/ Gripshi shënon gol spektakolar në Ligën e Konferencës, i siguron skuadrës barazim në transfertë

Nazmi Gripshi është kthyer shumë shpejt në një protagonist absolut në radhët e skuadrës së Astanës, ku u transferua vetëm pak javë më parë.

gripshi

Mesfushori ofensiv shqiptar, ka lënë shenjë sot në ndeshjen e Ligës së Konferencës, ku skuadra kazake barazoi me rezultatin 1-1 përballë Milsamit të Moldavisë në transfertë.

Një goditje spektakolare me “gërshërë” e Gripshit ishte ajo që i dha Astanës avantazhin në pjesën e dytë të takimit, duke treguar aftësitë e futbollisti shqiptar para portës.

SHIH VIDEON

Por për fat të keq, ky gol nuk ia doli të sillte një fitore, pasi vendasit barazuan shifrat në minutën e fundit të duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"