VIDEO/ “Hidhe bluzën…”, shikoni momentin kur Maradona shkon pranë tifozit shqiptar dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 14:10

VIDEO/ “Hidhe bluzën…”, shikoni momentin kur Maradona shkon pranë tifozit shqiptar dhe…

Drini Çaushi, i cili jeton prej 2 dekadash në Greqi, është padyshim një ndër shqiptarët më fatlumë, që arriti të takonte nga afër Zotin e futbollit, Diego Armando Maradonën.

Maradona duke firmosur fanellen e Drinit logo

Bëhet fjalë për qershorin e vitit 2006, kur Olmpiakosi festonte titullin dhe me ftesë të presidentit Kokalis, Diego vizitoi sërish Greqinë. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, veç të tjerash tregon edhe momentin kur argjentinasi shkoi pranë tribunës qendrore ku ishte vendosur Drine dhe i kërkoi t’i hidhte bluzën për t’ia firmosur. Ky moment është i dokumentuar edhe me video:

“Me ndihmën e një mikut tim që punon te stadiumi i Olimpiakosit, hapi i parë ishte të siguroja një vend në tribunën qendrore, pra të isha sa më afër vendit ku do të qëndronte Maradona. Ishte festë e madhe dhe interesim i jashtëzakonshëm prej faktit që Diego do të ishte prezent. Për fat, gjeta pozicionin e duhur në vendin ku do të kalonte Maradona, pikërisht afër tunelit, që këtu në Greqi i thonë “fisuna”. Diego doli në fushë, bëri prezantimin me Rivaldon dhe Kastijon, meqë ata ishin latinë.

Pasi u takua me të gjithë lojtarët, u kthye sërish me drejtim nga tuneli. Sapo afrohet, më shikon mua me kostumin e Bokës dhe reagon direkt. Ky është një episod i filmuar nga të gjitha mediat në atë kohë dhe ekziston ende video në “youtube”.


Në momentin që po vinte afër tunelit, që të shkonte në një nga suitat e tribunës VIP, më thotë: “hidhe bluzën…”. Menjëherë i hodha fanellën e Napolit, të cilën e firmosi në çast, por duke qenë një rrëmujë e madhe, bashkë me shoqëruesit, harroi të ma kthente dhe e mori me vete”, zbuloi Çaushi për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

 

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi special i shqiptarit që takoi Maradonën: Bënte veprime të çuditshme, i theu të gjitha çfarë ishin në suitën e hotelit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"