VIDEO/ Iberikët e nisin “furishëm” Europianin, Spanja mposht Kroacinë me 3 gola dhe kryeson grupin B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2024 | 19:53

VIDEO/ Iberikët e nisin “furishëm” Europianin, Spanja mposht Kroacinë me 3 gola dhe kryeson grupin B

Spanja ka mposhtur Kroacinë me shifrat 3-0 në ndeshjen e parë të Grupit B, e vlefshme për Euro 2024.spanjaGoli i parë erdhi nga Alvaro Morata falë pasimit të Fabian Ruiz. Pas 3 minutash ky u fundit realizoi një supergol. I treti u shënua nga Karavahal në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Petkoviç shënoi për Kroacinë por goli iu anulua nga arbitri pas rishikimit në VAR.

Me këtë fitore Spanja, renditet në vendin e parë ndërsa në orën 21:00 do të luhet ndeshja tjetër e Grupit B, Itali-Shqipëri.

SPANJË 3-0 KROACI

29′ Morata, 32′ Ruiz, 45’+2′ Karvahal

WhatsApp Image 2024-06-15 at 20.02.10

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida, fiton Spanja!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ Largohen Jamal dhe Rodri, ka minuta për Ferran Torres dhe Zubimendin.

79′-81′ Petkoviç gabon nga pika e bardhë e penalltisë, por më pas shënon nga një pasim i shokut të skuadrës. Pas rishikimit në VAR, arbitri iu heq golin. (VIDEO) (VIDEO)

78′ Rodri ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndërhyn ndaj Petkoviç në zonë. Ka penallti për Kroacinë. (VIDEO)

72′ Daliç nxjerr nga loja Kramariç dhe e zëvendëson me Petkoviç.

67′ Merr fund ndeshja për Moratën dhe Uilliams, në lojë futen Ojarzabal dhe Merino.

65′ Modriç dhe Kovaçiç lënë fushën e lojën për Pasaliç dhe Suçiç.

59′ Pedri lë fushën e lojës, ka minuta për Dani Olmo.

56′ Largohet Budimir, në lojë futet Perisiç.

56′ Kroatët provojnë të shënojnë dhe të përfitojnë nga rrëmuja në zonë por Unai Simon është i pakalueshëm. (VIDEO)

52′ Lamin Jamal merr një pasim të saktë në zonë dhe gjuan drejt këndit të poshtëm të majtë, por Livakoviç tregon aftësitë e tij dhe bën një pritje të shkëlqyer për ti mohuar golin. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e trefishtë të Spanjës!

45’+2′ GOOOL SPANJA 3-0/ Lamin Jamal i jep një asist të përsosur Karvahalit, ky i fundit nuk gabon dhe shënon golin e tretë për iberikët. (VIDEO)

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

42′ Josko Gvardiol pason topin afër shtyllës së djathtë, Budimir nuk arrin ta kapë topin dhe të shënojë duke shpërdoruar një shans të artë për Kroacinë. (VIDEO)

39′ Pedri nuk ndjehet mirë dhe merr ndihmën e mjekëve, mesfushori i Spanjës është në gjendje të vazhdojë lojën.

34′ Brozoviç gjuan drejt cepit të portës, por është i pafat pasi Unai Simon ndalon topin në këndi e poshtëm të djathtë. (VIDEO)

32′ GOOOL SPANJA 2-0/ Pedri bën një pasim të mirë dhe zgjedh Fabian Ruiz brenda zonës, ky i fundit me shpejtësi bën një goditje e cila shkon në këndin e poshtëm të djathtë dhe e lë portierin të pafuqishëm për të reaguar. (VIDEO)

29′ GOOOL SPANJA 1-0/ Fabian Ruiz i jep një pasim fantastik Alvaro Moratës, ky i fundit godet me një gjuajtje të shkëlqyer të ulët në mesin e rrjetës dhe mposht portierin Livakoviç. (VIDEO)

22′ Budimir gjuan një top të gjatë drejt portës, por Unai Simon bën një pritje të shkëlqyer. (VIDEO)

21′ Minuta të qeta nga të dyja skuadrat, ka qarkullim të topit në mesfushë.

7′ Morata godet drejt këndit të poshtëm djathtas, por Livakoviç është i pozicionuar mirë dhe bën një pritje të rehatshme. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJA: Simon, Kukureja, Naço, Le Normand, Karvahal, Pedri, Rodri, Ruiz, Niko Uilliams, Morata, Lamin Jamal

Trajner: Luis De la Fuente

KROACI: Livakoviç, Stanisiç, Sutalo, Pongraçiç, Gvardiol, Kovaçiç, Brozoviç, Modriç, Majer, Budimir, Kramariç

Trajner: Zlatko Daliç

dsg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"