VIDEO/ Interi i bën jehonë kryeveprës së Asllanit, zikaltërit e bëjnë bashkë me Lukakun: Shokë goli
Kristjan Asllani shkëlqeu ndaj Ishujve Faroe duke shënuar golin e dytë për Shqipërinë, ku me një goditje fantastike nga jashtë zone arriti të kalonte kuqezinjtë në avantazh kur rezultati ishte 1-1. Ky gol, ka bërë jehonë edhe në Itali dhe vetë klubi i Interit e ka përshëndetur.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale dhe në sajtin zyrtar të klubit, Interi ka bërë bashkë Lukakun dhe Asllanin. Sulmuesi belg shënoi 2 gola në transfertë ndaj Estonisë ndërsa Asllani një gol dhe luajti 89 minuta me kuqezinjtë.
“Shokë goli”, shkruan klubi i Interit në përshkrimin e fotos së dy protagonistëve. “Asllani shënoi në 3-1 me të cilin Shqipëria fitoi si mysafir ndaj Ishujve Faroe. Bajrami dhe Muçi shënuan golat e tjerë të miqve. Kombëtarja shqiptare ka 6 pikë në renditje dhe mesfushori zikaltër luajti 89 minuta”, shkruan klubi i Interit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"