VIDEO/ Inzagi kundër Inzagit, vëllezërit bëjnë “paqe” në miqësore! Goli i Bisek në minutën e 97-të shmang humbjen e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2024 | 21:56

VIDEO/ Inzagi kundër Inzagit, vëllezërit bëjnë “paqe” në miqësore! Goli i Bisek në minutën e 97-të shmang humbjen e Interit

Një miqësore speciale mes Pizës dhe Interit u zhvillua mbrëmjen e sotme, test ky që u mbyll me shifrat 1-1. Interesant është fakti se trajnerë respektivë të dy skuadrave, ishin vëllezërit Inzagi. 

bisek goli

Filipo nën drejtimin e Pizës, ndërsa Simone “timonier” i Interit.  Testi miqësor u zhvilluar në stadiumin e Pizës, me vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të mesfushorit Piçinini.

Ndërkohë për të shmangur humbjen e zikaltërve mendoi Bisek në minutën e  90+7’. 


Açerbi, Mkhitarian dhe Barela, ishin të vetmit titullarë nga edicioni i kaluar që e nisën nga fillimi sfidën, ndërkohë që në pjesën e dytë u aktivizuan futbollistë të tjerë të rëndësishëm si Dimarko, Bastoni, Çalhanoglu, Fratezi dhe Darmian. Për sa i përket Kristian Asllanit, mesfushori shqiptar nuk u preferua, duke e ndjekur ndeshjen nga stoli.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"