VIDEO/ Ish-futbollisti i Egnatias jep asist, Sokol Cikalleshi shënon gol me Koniasporin në Slloveni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 9:08

VIDEO/ Ish-futbollisti i Egnatias jep asist, Sokol Cikalleshi shënon gol me Koniasporin në Slloveni

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka gjetur golin e parë me Koniasporin në ndeshjen e parë përgatitore në kampin e Sllovenisë.

cikalleshi

Falë asistit të Melih Ibrahimoglu që u transferua nga Egnatia, ai barazoi shifrat në minutën e 70-të të sfidës. (VIDEO)

Në fund ndeshja me skuadrën kroate HNK Gorica u mbyll në barazimin 1-1.

Rikujtojmë që Cikalleshi u la jashtë Europianit dhe tashmë ai është plotësisht i fokusuar tek skuadra e tij për të dhënë maksimumin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"