VIDEO/ Konsiderohet trajneri më i mirë në botë, shikoni kur Guardiola parakalonte në pasarela mode
Pep Guardiola konsiderohet si trajneri më i mirë i momentit të botë, teksa mund t’i bashkohet grupit elitar të trajnerëve që e kanë fituar tri herë Champions Ligën, në rast se Mançester Siti do të mposhtë Interin në finalen e Stambollit më 10 qershor.
Trajneri katalanas fiton trofe si askush tjetër. Kjo është siguria që kanë të gjithë sa i përket trajnerit të njohur spanjoll i cili ka ndërtuar një cikël mbresëlënës për Mançester Sitin.
Në vetëm 14 vite karrierën në pankinë në futbollin profesionist, ai u ka “lënë targën” të tjerëve. Kupa FA e fituar së fundmi ishte trofeu i 34-t për Guardiolën, i cili kështu është i treti në renditjen e të gjitha kohëve të trajnerëve profesionistë në botë.
Por shumë pak e dinë, që në rininë e tij, trajneri më i mirë në botë ka pasur edhe një eksperiencë të shkurtër në botën e modës, teksa shfaqet në një video duke parakaluar në një pasarelë. Për më tepër shikoni këtë moment pikant. Asokohe Pep ishte shumë i ri dhe me më shumë flokë në kokë:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"