VIDEO/ Kritikat kundër Ronaldos, motra e futbollistit shpërthen në rrjetet sociale: Jo gjithçka është futboll, famë dhe para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 20:29

VIDEO/ Kritikat kundër Ronaldos, motra e futbollistit shpërthen në rrjetet sociale: Jo gjithçka është futboll, famë dhe para

Kristiano Ronaldo ka përfunduar në epiqendër të kritikave pas ndeshjes mes Portugalisë dhe Sllovenisë. Ylli portugez u shfaq në formë të dobët gjatë sfidës, duke mos arritur të shënonte, teksa humbi edhe penallti e më pas shpërtheu në lot në mes të lojtarëve të tjerë.

asddsadsadasdasdasads

Por motra e tij, Katia Aveiro, ka reaguar në rrjetet sociale duke iu kundërvënë të gjithë atyre që e kritikonin për këtë moment dobësie. Ajo ka theksuar se Ronaldo kishte filluar të qante kur kishte parë në ekran të ëmën e mërzitur në tribunë.

“Kjo skenë ishte në momentin kur ai pa në ekranin gjigand të stadiumit nënën tonë të mërzitur (për një jetë të tërë).

A e dini atë që do të thotë? Nuk e dini? Askush nuk do ta dijë asnjëherë… Jo gjithçka është futboll, famë dhe para…”, shkruante ajo në rrjetet sociale duke treguar momentin kur Ronaldo shpërtheu në lot mes shokëve të skuadrës.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"