VIDEO/ “Kush nuk kërcen është juventin”, Konte ndal tifozët e Napolit: Mos më kërkoni të bëj gjëra që nuk do t’i bëj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 23:29

VIDEO/ “Kush nuk kërcen është juventin”, Konte ndal tifozët e Napolit: Mos më kërkoni të bëj gjëra që nuk do t’i bëj

Mbrëmjen e sotme, në një skenë të vogël në Dimaro, u bë prezantimi zyrtar i Napolit të ri Antonio Kontes.  

9fad49d2b63b23a22a1ad95214e1304f-03080-1721417400

Ekipi, por edhe trajneri, u përshëndet nga entuziazmi i tifozëve të shumtë të pranishëm, të cilët kënduan menjëherë refrenin klasik: Kush s’kërcen është juventin”, pasuar me korin: “Antonio Konte kërce me ne”. 

Megjithatë, trajneri ka ndalur këngën e tifozëve, duke i thënë jo kërkesës së tyre dhe më pas ka shpjeguar zgjedhjen: 

“Do të doja ta sqaroja njëherë e mirë këtë gjë, do të jem gjithmonë një person i sjellshëm dhe i respektueshëm. Mos më kërkoni të bëj gjëra që nuk do t’i bëj. Ne trajnerët duhet të japim shembull. Por unë ju garantoj se jam tifozi numër 1 i Napolit”, deklaroi ndër të tjera Konte.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"