VIDEO/ Lacio e mbyll sezonin si nënkampione e Serisë A, Ujkani debuton me Empolin pas 2 vitesh pritje
Lacio triumfoi ndaj Empolit me rezultatin 0-2, në ndeshjen debutuese të Samir Ujkanit me fanellën e bluve, pas plot 2 vitesh pritjesh që nga momenti i bashkimit me skuadrën e Empolit.
Golat e Romanjolit në minutën e 48-të dhe Luis Albertos në 90+2’, i siguruan 3 pikë të arta skuadrës së Sarrit, që e mbyll kështu sezonin në vendin e dytë si nënkampione e Serisë A me 74 pikë në 38 ndeshje, 2 më shumë se Interi i vendit të tretë.
Për sa i përket ndeshjes së sotme, titullar u aktivizua në radhët e Lacios edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ndërkohë që Ismajli e ndoqni përballjen nga stoli.
Pritjes së gjatë të Ujkanit me fanellën e Empolit, i erdhi fundi në minutën e 84-t, kur portieri shqiptar i Kosovës, u hodh në fushë në vendin e Vikarios.
Empoli e mbyll kështu sezonin në vendin e 14-të në Serinë A me 43 pikë në 38 ndeshje. Një sezon pozitiv ky për blutë e Zanetit.
Ndërkohë ndeshja tjetër e mbrëmjes ajo mes Kremonezes dhe Salernitanës përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës nga Kremona, që në sezonin e ardhshëm do të militojë në Serinë B.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"