VIDEO/ Lushkja dhe Kasa protagonistë me gol, Egnatia bind në miqësoren ndaj gjigantëve sllovenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 21:28

VIDEO/ Lushkja dhe Kasa protagonistë me gol, Egnatia bind në miqësoren ndaj gjigantëve sllovenë

 Kampionët e Egnatias zhvilluan miqësoren e parë në kuadër të fazës përgatitore në prag të dueleve eliminatore të Champions-it. Rrogozhinasit sfiduan Mariborin në përballje që u mbyll rezultatin e barabartë 2-2 ku golat për kampionët shqiptar i shënuan dy afrimet e verës, Regi Lushkja dhe Redi Kasa. 

egnatiaaa

Një miqësore me nota pozitive për trajnerin Tetova i cili provoi shumë lojtarë duke marrë përgjigje nga secili prej tyre. 

Egnatia do të luaj në raundin e parë kualifikues në Champions League përballë Borac Banja Luka në Bosnje në datë 10 korrik dhe e kthimit një javë më pas.  

Në ditët në vijim do të ketë të tjera teste miqësore për Egnatian, ndërkohë që një vëmendje të rëndësishme ka edhe merkato, ku priten të tjera afrime cilësore, për të kompletuar ekipin.  

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"