VIDEO/ Momente paniku dhe gol në minutën e 100-të, dueli dramatik mbyllet me fitoren e… Hungarisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2024 | 22:58

VIDEO/ Momente paniku dhe gol në minutën e 100-të, dueli dramatik mbyllet me fitoren e… Hungarisë

Duel dramatik mes Skocisë dhe Hungarisë, teksa në fund fati u buzëqeshi hungarezëve që gjetën golin e fitores në minutën e 100-të me anë të Ksoboth, duke mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.  

hungaria

Vlen të theksohet fakti se në minutën e 67-të, loja u ndërpre për disa minuta, teksa sulmuesi i Hungarisë, Varga humbi ndjenjat, pas një përplasje në zonën kundërshtare. Ai u transportua me barelë drejt spitalit. 

hungariaaaa

Me këtë triumf Hungaria e mbylli e mbylli grupin në vendin e tretë me 3 pikë. Një lajm jo i mirë ky për Shqipërinë, që shpresonte te një barazim në këtë duel.  

WhatsApp Image 2024-06-23 at 23.22.35

FT: SKOCI – HUNGARI 0-1

Ksoboth 90+10′

KOMENTI LIVE: 

90+10′ GOOOL HUNGARIA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Ksoboth shënon një gol për “infrakt” në “frymën e fundit (VIDEO) 

90+2′ Shtylla i mohon golin e avantazhit hungarezëve. Ishte numri 23 Ksoboth ai që “flirtoi” me golin. (VIDEO)

90′ Akordohen 10 minuta shtesë!

78′ Skocia kërkon penallti, por gjyqtari vijon lojën, ka protesta nga tifozë! Moment tepër i dyshimtë (VIDEO)  + (VIDEO) 

73′ Sulmuesi Varga transportohet jashtë fushe me barelë, ka duatrokitje nga tifozët, ndërkohë që loja rifillon sërish teksa tifozët kërkojnë ndërprejen e ndeshjes (VIDEO) 

67′ Momente paniku, përplasje e frikshme e portierit Gan me sulmuesin e Hungariës, Varga. (VIDEO)

50′ Ndëshkohet edhe MekTominei me karton të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë. 

44′ Shafer është i ndëshkuari i tretë me karton të verdhë te Hungaria.

41′ Ndizet disi sfida, hungarezët provojnë me një skemë, gjuajtja e Oraban me kokë prek traversën dhe shkon jashtë (VIDEO) 

26′ Ndëshkohet edhe Orban me karton të verdhë.

22′ Skocia më kërkuese në këto minuta, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

18′ Styles është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.

10′ Minuta të luftuara, me të dyja skuadrat që kërkojnë avantazhin.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

11

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"