VIDEO / Manaj i pafat, pas golit spektakolar mbyll para kohe ndeshjen me Barçën
Ndeshja e dytë e Rei Manajt me Barcelonën ka sjellë një supergol tjetër të sulmuesit shqiptar me fanellën e katalanasve, por nuk është mbyllur ashtu siç do të dëshironte lojtari i Kombëtares shqiptare.
Manaj ishte protagonist në disa aksione sulmuese dhe kërkoi e gjeti golin në minutën e 24-t të sfidës. Por kur regjistrohej minuta e 37 e ndeshjes, ai bëri shenjë nga pankina dhe u ul menjëherë në fushë duke kërkuar ndihmën e stafit mjekësor të skuadrës.
Fizioterapistët e katalanasve e kuptuan se lojtari kishte probleme muskulore në këmbë, të shkaktuara pas një kërcimi në një duel në ajër dhe si rrjedhojë kërkuan menjëherë zëvendësimin e tij. Kështu, Manaj mbylli para kohe ndeshjen, edhe pse në fakt ishte planifikuar që të luante të gjithë pjesën e parë, duke i bërë vend në fushën e lojës blerjes së fundit të katalanasve, Memfis Depaj.
Demtimi i Rei Manajt on Vidnews.
Gjithsesi, ai mori duartrokitjet e publikut teksa largohej nga fusha e lojës, pasi tifozët e pranishëm vlerësuan përpjekjet e tij për të treguar sa vlen edhe mes titullarëve të Barcelonës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"