VIDEO/ Mek Gregor gabon shënjestër, bën për spital maskotën e basketbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2023 | 10:06

VIDEO/ Mek Gregor gabon shënjestër, bën për spital maskotën e basketbollit

Konor Mek Gregor ka shkaktuar një incident në Majemi, aty ku duke u munduar të dhurojë disa momente një shfaqje për tifozët, ka bërë që maskota e Majemi Hits të përfundojë në spital.

mek gregor

Ylli i UFC-së zbriti në parket para finales së basketbollit mes Majemi Hits dhe Denver Nugets, teksa vetëm pak minuta më vonë pranë i ka ardhur maskota e Hits, e veshur edhe me doreza boksi dhe gati për të nisur një “luftë” të inskenuar me Mek Gregor.

Ky i fundit e ka goditur lehtë në kokë duke e hedhur në tokë, por deri këtu e gjitha ishte e programuar. Në momentin që maskota ka rënë në tokë, Mek Gregor ka shkuar për t’i dhënë goditjen e fundit dhe për fatin e keq të Maskotës, grushti i Mek Gregor e ka kapur në kokë.

Menjëherë ai është shoqëruar për në spital për të marrë ndihmën e parë dhe fatmirësisht nuk bëhet fjalë për probleme të mëdha. Pasi ka marrë qetësues për dhimbjet e shkaktuara, maskota ka lënë ambientet e spitalit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"