VIDEO/ Merr fund pritja 8-mujore e Teutës, kampionët do të rikthehen të luajnë në “Niko Dovana” në sfidën ndaj…
Merr fund pritja për Teutën! Kampionët aktualë të Shqipërisë pas 8 muajsh do të rikthehen në shtëpinë e tyre. Nëpërmjet një postimi të kryer në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”, klubi durrsak ka bërë me dije se ditën e mërkurë në përballjen ndaj Laçit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet sfida në stadiumin “Niko Dovana” duke i kërkuar tifozëve të jenë sa më të shumtë në numër në stadium.
POSTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –
“NIKO DOVANA HAP DYERT. ??
Të dashur tifozë, pas thuajse 8 muajsh rikthehemi për të luajtur në “Niko Dovana”. Teuta ka nevojë për mbështetje dhe të mërkurën do të kemi mundësinë dhe kënaqësinë të luajmë me praninë tuaj në stadium. Prania juaj në stadium e bën më të bukur këtë ndeshje, e cila është e para për këtë sezon në Durrës. Futbollistët kanë nevojë për mbështetje dhe padyshim këtë të mërkurë të gjitha rrugët të çojnë në “Niko Dovana” mbështetja e tifozëve, do të jetë një armë shtesë për të thyer Laçin.
MOS MUNGO! #perteuten #perqytetin #forcateuta??”
PANORAMASPORT.AL