VIDEO/ Miqësorja e parë nën drejtimin e Fonsekës, Milani bën “paqe” me skuadrën austriake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 19:58

VIDEO/ Miqësorja e parë nën drejtimin e Fonsekës, Milani bën “paqe” me skuadrën austriake

Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme ndaj Rapidit të Vjenës.  

milannnn

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, teksa në fragmentin e dytë të lojës kuqezinjtë shënuan të parët me Florencin, në minutën e 64-t. Interesant është fakti se me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Fonseka, bëri plot 11 ndryshime. 

Kjo ishte miqësore e parë e kuqezinjvë në drejtimin e trajnerit të ri. Golin e barazimit austriakët e gjetën në minutën e 88-të me anë të Demir.  

Të enjten e 25 gushtit kuqezinjtë i pret nisja për në turin amerikan, me ndeshjet kundër Sitit, Realit të Madridit dhe Barcelonës. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"