VIDEO/ Miqësorja në Azi, Bajern Mynihu mund Totenhemin falë ndihmës së “të padëshiruarit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2024 | 16:02

VIDEO/ Miqësorja në Azi, Bajern Mynihu mund Totenhemin falë ndihmës së “të padëshiruarit”

Bajern Mynih vazhdon përgatitjet në Azi për sezonin e ri, teksa po udhëton në vende të ndryshme gjatë këtyre ditëve. Ndalesa e radhës për ekipin bavarez ishte sot në Seul të Koresë së Jugut, ku ka zhvilluar një miqësore përgatitore prestigji me anglezët e Totenhem.

asdasddsaasdadsadsadsdas

Bavarezët e nisën ndeshjen me 20-vjeçarin Vidoviç si titullar dhe ky i fundit nuk gaboi duke i dhënë avantazhin ekipit të tij që në minutën e 4-t të duelit. Më pas ekipi i Kompani krijoi më shumë lojë e raste, teksa gjeti edhe golin e dytë në minutën e 56 me Goreckën, i cili mendohet se së shpejti do u japë lamtumirën bavarezëve.

Goli i Pedro Porro në minutën e 66 ishte vetëm një ngushëllim i vogël për Totenhemin, i cili nuk ia doli që të barazonte shifrat dhe regjistroi një humbje në këtë përballje luksi.

GOLI I VIDOVIÇ (VIDEO)

GOLI I GORECKA (VIDEO)

GOLI I PORRO (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"