VIDEO/ Mjafton goli i Shaqirit, Zvicra kënaqet me një barazim ndaj Skocisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2024 | 22:56

VIDEO/ Mjafton goli i Shaqirit, Zvicra kënaqet me një barazim ndaj Skocisë

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e mbrëmjes mes Skocisë dhe Zvicrës e vlefshme për Grupin A. Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat kombëtares helvete, që ngjite në kuotën e 4 pikëve. 

 

Capture

Ishte MekTominej, që në minutën e 13-të, i ndihmuar edhe nga devijimi i Shar, kaloi në avantazh skocezët, ndërkohë që Xherdan Shaqiri vendosi baraspeshën në minutën e 26-të. 

Fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola. Vlen të theksohet fakti se duelin e fundit të grupit, Zvicra do e luajë ndaj Gjermanisë, ndërsa Skocia kundër Hungarisë.  

WhatsApp Image 2024-06-19 at 23.00.38

REZULTATI LIVE | SKOCI-ZVICËR 1-1

13′ MekTominej/ 26′ Shaqiri

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida! 

89′ Pranë golit Zvicra me Amduni, gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

83′ Embolo gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

67′ Pranë golit të dytë Skocia, shtylla u mohon avantazhin britanikëve. Ishte Grant Hanlei, i cili “flirtoi” me golin, por fati nuk ishte me të. (VIDEO) 

59′ Rast i artë për Zvicrën me Ndoje, që i vetëm përballë portierit e ka dërguar topin jashtë kuadratit. Ndërkohë dëmtim i rëndë për mbrojtësin skocez, Tiernei, i cili është pjesë e Sociedadit. Ai ka lënë fushën me barrelë. (VIDEO) 

55′ Minuta të qeta, me Zvicrën që shfaqet disi më kërkuese, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë në Këln.

45′ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë.

42′ Ndoje provon të driblojë të gjithë mbrojtjen skoceze nga krahu i majtë por rrëzohet dhe sheh nga gjyqtari në rast të një penalltie, por ai i thotë që të çohet.

38′ Skocezët shpërdorojnë një mundësi shënimi nga një goditje dënimi për shkak të një faulli në sulm.

33′ Ndoje arrin të shënojë falë një dhurate që i bëri portieri Gun, por gjyqtari e anulon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

32′ Gun tregohet heroi i skocezëve tani, Ndoje provoi një goditje nga shumë afër portës por portieri e devijon në goditje këndi. (VIDEO)

28′ Vidmerit i del me fat një top në krahun e djathtë dhe provon goditjen nga cepi i zonës por topi shkon jashtë.

26′ GOOOOOOOOOL ZVICRA! Skocezët gabojnë një pasim në mbrojtje dhe është Shaqiri atje për të përfituar duke lëshuar një “predhë” dhe shënuar golin e barazimit. (VIDEO)

17′ Zvicerianët nuk duken të qetë, teksa skocezët janë mbyllur mbrapa me qëllim që të ruajnë avantazhin.

13′ GOOOOOOOOOOL SKOCIA! MekTomini gjuan djret portës dhe ndihmohet gjithashtu nga devijimi i mbrojtësit Shar për t’i dhënë avantazhin të tijve. (VIDEO)

9′ Vidmer përparon drejtë fundores së krahut të majtë, por gabon në fund gjatë kontrrollit të topit dhe humbet mundësinë e mirë të shënimit.

5′ Minutat e para kalojnë dhe Skocia tregohet më e rrezikshme, deri më tani shpërdorojnë 2 goditje këndi.

1′ Starton ndeshja në Këln.

FORMACIONET ZYRTARE

SKOCIA (5-4-1): Gun; Robertson, Tierni, Hanlei, Hendri, Raiston; MekGin, MekGregor, Gilmur, MekTomini, Adams | Trajner: Stivi Klark

ZVICRA (3-4-2-1): Zomer; Shar, Akanzhi, Rodrigez; Vidmer, Xhaka, Freuler, Shaqiri; Vargas, Ebisher; Ndoje | Trajner: Murat Jakin

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"