VIDEO/ Momente skandaloze pas ndeshjes, portieri serb provokon me 3 gishtat tifozët e Partizanit dhe Bytyçin. Ja pamjet e turpshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 0:08

VIDEO/ Momente skandaloze pas ndeshjes, portieri serb provokon me 3 gishtat tifozët e Partizanit dhe Bytyçin. Ja pamjet e turpshme

 Është mbyllur me tension dueli i Ligës së Konferencës mes maltezëve të Marsoshlok dhe Partizanit. Portieri serb i vendasve, Drobnjak, ka provokuar tifozët e Partizanit pas ndeshjes. 

-900-0-1721329386xbandicam-2024-07-18-21-02-59-915-941

Ai iu drejtua me provokime tifozëve të Partizanit që kishin udhëtuar në Maltë, duke shkaktuar situatë kaotike. Skandali i tij nuk mbaroi vetëm me kaq. 

Mbrojtësi i Partizanit, Bytyçi rrezikoi konfrontim me portierin Dropnjak. Ishte pikërisht Bytyçi, ai që kuptoi në gjuhën serbe sharjet e portierit karshi tifozëve dhe lojtarëve të Partizanit. Duket se ky eliminim ka bërë që serbi ta humbasë toruan, teksa rrezikon dënim shembullor nga komisioni i disiplinës të UEFA-s. Për më tepër shikoni pamjet:  

VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"