Postuar: Maj 30, 2023 | 11:55
VIDEO/ Mungon një penallti për “demat”, njihuni me moviolën e Partizani-Teuta
Partizani-Teuta u gjykua nga Eldorian Hamiti dhe pati vetëm dy raste për moviolë. Kryesori gaboi në një rast, bashkë me sistemin VAR.
22’ Maguet futet në zonë dhe driblon Goxhën, që ndërhyn me sparkatë dhe rrëzon lojtarin e Partizanit. Hamiti i jep karton të verdhë për simulim mesfushorit të kuq, por gabon, pasi pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me penallti në favor të Partizanit. VAR-i nuk ndërhyri.
90+9’ Lorenco Vila futet në zonë dhe driblon Muratajn, por ky i fundit e pengon. Hamiti jep penallti për Teutën. Vendim i drejtë i arbitrit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"