VIDEO/ Murinjo konfirmon të ardhmen e tij me anë të gjesteve, ua bën të ditur tifozëve
Zhoze Murinjo do të mbetet trajner i Romës edhe për sezonin e ardhshëm. trajneri portugez arriti të fitonte ndeshjen e fundit në kampionat dhe siguroi një biletë për në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, teksa ka pasur edhe një “diskutim” në distancë me tifozët.
Murinjo ka shkuar poshtë tribunave duke përshëndetur tifozët e Romës dhe duke i njoftuar me anë të gjesteve se do të jetë trajner i Romës. “Do të qëndroj këtu, mbetem këtu”, iu thotë Murinjo ultrasve të cilët gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë në mbështetje të tij.
Gjatë ndeshjes kundër Specias, tifozët kanë thirrur shpesh herë në kor emrin e Murinjos si edhe kanë hapur pankarta pro tij, duke sulmuar njëkohësisht arbitrin Tejlor që sipas tyre i dënoi në Ligën e Europës duke mos i dhënë një penallti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"