VIDEO/ Ndeshja e fundit në karrierë, Toni Kros e mbyll me futbollin e luajtur! Shikoni momentin emocionues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 21:03

VIDEO/ Ndeshja e fundit në karrierë, Toni Kros e mbyll me futbollin e luajtur! Shikoni momentin emocionues

Dueli ndaj Spanjës ishte i fundit në karrierë për Toni Kros, i cili ka vendosur të varë këpucët në gozhdë! Gjermania e tij u eliminua në mënyrë dramatike nga iberikët, gjithsesi mesfushori Kros, do të kujtohet gjithmonë si një kampion i vërtetë për të gjithë kontributin e dhënë në fushën e blertë.

toni kros

Edhe pse dëshira ishte e madhe që ta mbyllte me një trofe me ekipin kombëtar, Toni Kros, nuk ia doli, gjithsesi largohet si fitimitar. 

Në fund të sfidës, të gjithë lojtarët, edhe ata kundërshtarë, nuk nguruan të përshëndeteshin me mesfushorin gjerman që tashmë duhet të mendojë për pushimet.  

Nderime speciale Toni Kros mori edhe nga tifozët e Spanjës pas ndeshjes.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"