VIDEO/ Ndeshja e parë e sezonit, sulmuesi shqiptar e nis me… asist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 21:11

VIDEO/ Ndeshja e parë e sezonit, sulmuesi shqiptar e nis me… asist

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani, e ka nisur me asist këtë edicion të ri në elitën e futbollit rumun me fanellën e Rapidit të Bukureshtit.  

bandicam 2024-07-13 21-06-05-620

23-vjeçari asistoi për golin e parë të shënuar nga Braun në minutën e 23-të, në sfidën ndaj UTA Arad, të vlefshëm për javën e parë të kampionatit, që përfundoi në barazim 1-1, me vendasit që gjetën baraspeshën në minutën e 60-të. 

Titullar në këtë përballje u aktivizua edhe ish-sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani, por pa mundur të linte gjurmë.  

Për sa i përket Rrahmanit, sulmuesi në edicionin e kaluar ishte një ndër lojtarët më të spikatur te Rapidi i Bukureshtit ku në 25 ndeshje shënoi 17 gola si dhe regjistroi 5 asistite. 

ASISTI I ALBION RRAHMANIN NË DUELIT E DITËS SË SOTME: VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"