VIDEO/ “Ndizet” Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës gjen rrugën e rrjetës në testin miqësor ndaj skuadrës angleze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 16:08

VIDEO/ “Ndizet” Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës gjen rrugën e rrjetës në testin miqësor ndaj skuadrës angleze

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar një gol për Majorkën, në miqësoren ndaj Kreves, skuadër që militon në Kategorinë e Katërt të Anglisë. Ndeshja miqësore u zhvillua në Birmingham, teksa Majorka triumfoi me shifrat 3-1. 

vedat muriqi

 Muriqi përfitoi nga pasim i gabuar i një futbollisti të ekipit anglez. Sulmuesi kaloi portierin dhe në portën e zbrazët shënoi golin e tretë në minutën e 90-të. 

Muriqi është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Majorkës. 

Ai shënoi shtatë gola dhe asistoi dy herë në 29 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll. Majorka ndeshjen e parë të edicionit 2024/2025 do ta zhvilloj në shtëpi kundër Real Madridit më 18 gusht. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"