VIDEO/ Në gjendje të dehur, Tajson Furi bëhet gaz i botës! Boksieri godet me shkelm taksinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2022 | 21:18

VIDEO/ Në gjendje të dehur, Tajson Furi bëhet gaz i botës! Boksieri godet me shkelm taksinë

Boksieri me famë botërore, Tajson Furi, e ka tepruar pak me pijen, teksa kjo gjë i ka kushtuar shtrenjtë për sa i përket imazhit, pasi ka përfunduar menjëherë në rrjetet sociale, teksa tenton të godasë një taksi me shkelm.

TAJSON

I ndodhur në Kanë, Furi, është fokusuar nga një qytetar në gjendje të dehur. Teksa ndaloi në rrugë një taksi. Në momentin që makina lëviz, boksieri tenton ta gjuaj me shkelm.

Taksisti nuk pranoi ta merrte atë dhe personin që ishte me të dhe në ecje e sipër boksieri me famë botërore, u mundua ta godasë me shkelm mjetin e transportit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"