VIDEO/ Ngjarja e çuditshme! Pësoi gol kundër Holandes, portierin rumun e shpërqendron një… këpucë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 21:48

VIDEO/ Ngjarja e çuditshme! Pësoi gol kundër Holandes, portierin rumun e shpërqendron një… këpucë

Holanda fitoi pastër kundër Rumanisë me rezultatin 3-0 ditën e sotme, duke prerë kështu biletën për fazën çerekfinale të Kampionatit Europian 2024.

Capture

Një rast i rrallë në fakt ka ndodhur gjatë golit të tretë të shënuar nga “Tulipanët”. Kur Malen po i drejtohej zonës, aty qëndronin një palë këpucë që portieri rumun Nita i shikoi si rrezik, sepse mund ta devijonin topin dhe t’i ndryshonin drejtimin.

Nita i spostoi me këmbë, dhe në fakt, Malen goditi mu aty ku ishte e vendosur njëra këpucë. Në një farë mënyre, portieri rumun e ndihmoi holandezin të shënonte. (VIDEO)

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"